Premier Liga Baloteli merr topin Xeko behet Qytetar

Baloteli shenoi dje nje tregolesh. Ne janar Siti zyrtarizon blerjen me te re Edin Xekon
Baloteli shenoi nje triplete ne fitoren 4-0 te Mancester Sitit ne City of Manchester kunder Aston Viles. Ndoshta mosaktivizimi ne takimin e fundit i ka bere mire rebelit 20-vjecar qe ato pak ndeshje me fanellen e kalter ka thyer cdo parashikim 8 gola ne 11 ndeshje. Ndeshja nuk pati histori ndersa Siti ishte superior dhe ne cdo zbritje perpara portes se Fridellit. Dhe goli nuk do te vononte. Baloteli do te shenonte pas vetem 8 minutash permes nje 11-metershi shkaktuar ndaj Adam Xhonsonit. Ne listen e golashenuesve do ta shenonte emrin dhe Leskot ndersa Baloteli realizoi edhe 2 here te tjera tjeter gol me penallti. Pavaresisht dizsavantazhit te katerfishte djemte e Zherard Hulierit u hodhen ne sulm per te shenuar golin e ngushellimit. Por dicka te tille miqte e bene seriozisht ne 15 minutat e fundit kur ishte teper vone. Djemte e Mancinit arriten keshtu per pak ore te ngjiteshin ne krye te klasifikimit per here te pare kete sezon.
Xeko per 38 milione euro
Agjenti i Xekos ka fluturuar drejt Mancesterit ku ka nisur negociatat e nje kalimi te mundshem te sulmuesit boshnjak te Siti. Sipas Daiy Mail negociatat mes drejtuesve te klubit te kalter dhe menaxherit te futbollistit kane bere progres te rendesishem madje eshte arritur dhe akordi. Sipas Sportmediaset lsquoXhevahiri i Volfsburgut vjen per 38 milione euro por zyrtarizmi do te behet me 3 janar. Xeko do te perfitoje 4 milione e gjysme euro ne sezon ndersa nuk mesohet kohezgjatja e kontrates.
Baloteli nuk jeton dot ne Angli
Jeta ne Angli eshte bere e padurueshme per sulmuesin e Mancester Sitit Mario Baloteli. Ajo qe e perforcon akoma me shume kete fakt eshte e perditshmja angleze Daily Mail. Sipas saj Mario Baloteli i cili se ka fshehur kurre deshiren e tij per te luajtur te Milani u ka thene disa miqve te tij se ndihet i lodhur nga jeta ne Angli dhe se deshiron te kthehet sa me shpejt ne Itali. Dua te iki ketu nuk duroj dot me as edhe nje dite - kane qene keto fjalet qe ka perdorur sulmuesi italian. Nga ana tjeter menaxheri i sulmuesit italian Mino Raiola ka pergenjeshtruar qe i asistuari prej tij te kete thene keto fjale te paraqitura nga Daily Mail Jane te gjitha budallalleqe - ka deklaruar Raiola. - Nuk eshte e vertete qe Mario ka thene keto gjera.
Te tjerat
Nderkaq nje hap perpara beri edhe Totenhemi qe u ngjit ne vendin e katert fale suksesit 2-0 ne shtepi kunder Njukasellit. Fitorja per londinezet erdhi ne pjesen e dyte me gola te Lenon 57 dhe Bejl 81. Ne perballjet e tjera Bllekpulli fitoi 2-0 ne fushen e Sanderlendit kurse Uest Bromuici u mund ne fushen e vet 3-1 nga Bllekberni. Sukses ne transferte edhe per Fulhemin qe mundi 2-0 Stok Sitin.
Premier Liga java e 20-te
Dje
Mancester Siti 4 - 0 Aston Vila
Stok Siti 0 - 2 Fulhem
Sanderlend 0 - 2 Bllekpull
Totenhem 2 - 0 Njukasell
Uest Bromuic 1 - 3 Bllekbern
Uest Hem 1 - 1 Everton
Birmingam - M. Junajtid 2100
Sot
Celsi - Bolton 2045
Uigan - Arsenal 2045
Liverpul - Volverhempton 2100