E Diel, 1 Nëntor 2026

Merkato Tirana ben per vete Muzaken dhe Bulkun por endrra mbetet Lika

Muzaka dhe Bulku jane shume prane ekipi bardheblu Lika mbetet objektivi kryesor i kryeqytetasve

Jo vetem Skenderbeu dhe Besa. Ne merkato ka hyre fuqishem edhe skuadra e Tiranes. Ekipi me i titulluar ne Shqiperi gjate merkatos dimerore do te siguroje dy njohje te vjetra si Ervin Bulku dhe Gjergji Muzaka nderkohe qe endrra mbetet Gilman Lika.

Muzaka

Mesfushori i krahut qe aktivizohet tek Dinamo kerkon te largohet nga ekipi kampion i Shqiperise. Ne fillim flitej shume per Korcen si destinacionin e tij te mundshem por vete lojtari nuk kerkon qe te luaje per Skenderbeun. Gjergji Muzaka ka shprehur hapur deshiren per te luajtur me Tiranen. Burime prane lojtarit ne fjale bejne me dije se Muzaka prej kater muajsh nuk paguhet nga Dinamo keshtu qe divorci me blute eshte me se evident.

Bulku

Ervin Bulku njeri prej lojtareve me cilesor te kombetares kuqezi duket se shume shpjet do te riveshe fanellen bardheblu. Ai ende nuk ka hedhur firmen per kryeqytetasit vetem per faktin se trajneri i ri i Dinamos se Zagrebit ende nuk i ka komunikuar nese e deshiron ne ekip ose jo. Keshtu shkaterruesi i kombetares kuqezi po merr kohe per te pare vendin qe do te zere tek ekipi kroat.

Lika

Gilman Lika eshte nje tjeter objektiv i Tiranes. Mesfushori shkodran nga burime prane presidences bardheblu mesohet se ka negociuar me skuadren 24 here kampione dhe ne javet e ardhshme mund te ulet per te nenshkruar nje kontrate me Tiranen. Nuk eshte ende zyrtare por Gilman Lika mesohet te kete zgjedhur Tiranen skuader e cila ka qene me joshese se Vllaznia ne oferten e saj. Shkodrani duket se ka mbyllur aventuren me skuadren turke te Diarbakirspori por ne krahun tjeter fakti pse ai vonon te firmose me bardheblute ka lidhje me disa oferta te tjera nga kampionati turk te cilat Lika po i shqyrton me kujdes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›