E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premier Liga e zhytur në borxhe

“Qeveria” e futbollit europian së shpejti do të publikojë një raport të hollësishëm në lidhje me gjendjen financiare të klubeve europiane, duke marrë në analizë të dhënat gjatë viteve 2007-2008. Gjatë kësaj periudhe, borxhi i përgjithshëm i ekipeve nga kampionati anglez kap shifrën e 3.5 miliard stërlinave, rreth katër herë më shumë se La Liga.

Edhe Bundesliga nuk duket të jetë në gjendje më të mirë. Mesatarja e borxhit të një klubi nga Premier Liga është 107 milion stërlina. Në vendin e dytë renditen klubet gjermane, me një mesatare prej 69.2 milion stërlinash. Analiza financiare e klubeve nga ana e UEFA-s bëhet me qëllim shmangien e falimentimit dhe arritjen e një gjendjeje të qëndrueshme financiare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›