E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Mirëqenia shëndetësore e qytetarëve, prioritet

Deklaratat e Vasilit, u bënë në konferencën "Sfidat e ekonomisë sociale të tregut në sektorin e shëndetësisë në Shqipëri.

Vasili tha se "asnjë objektiv nuk mund të arrihet e të sigurohet, përfshi dhe ekonominë, pa një shëndet të plotë për popullatën që kërkon jo vetëm përmirësim, por dhe reformimin rrënjësor të sistemit shëndetësor".

Sipas tij, MSH ka identifikuar si prioritet të sajin aksesin për shërbime shëndetësore të barabartë për të gjithë, të sigurt dhe cilësor. "Mbi të gjitha mbetet prioritet krijimi i një strukture efektive të sistemit shëndetësor, duke shkuar kështu drejt një sistemi jo vetëm kosto-efektiv, por në të njëjtën kohë, më të përgjegjshëm ndaj nevojave të popullatës", nënvizoi Vasili.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›