E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola mohon çdo lloj krize tek Barcelona

Barcelonë - Barcelona është frenuar keqas në javët e fundit pas një fillimi me të vërtetë të mrekullueshëm në kampionatin spanjoll. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola në katër ndeshjet e fundit ka arritur të marrë vetëm dy barazime, dhe në dy ndeshjet e tjera është mundur.

Betisi ishte skuadra e parë që arriti të ndalë Barcelonën me barazimin 2-2. Pas Betisit do të vinte humbja 1-2 në derbi me Espanjolin. Barazimi 1-1 me Lionin në transfertë mund të cilësohet si pozitiv për katalanasit, pasi përpara kanë edhe ndeshjen e kthimit. Humbja e fundit është ajo me Atletikon këtë javë 3-4.

Aktualisht Barcelona ka vetëm 4 pikë më shumë se Reali, ndërkohë që para 3 javësh kishte një diferencë prej 12 pikësh.

Trajneri Pep Guardiola nuk e sheh aspak si krizë këtë, madje, ai shprehet se kjo situatë do të ndryshojë që në ndeshjen e radhës.

“Nuk ka asnjë krizë tek Barcelona, -deklaron Guardiola. Mendoj që përpara ka edhe shumë javë të tjera, dhe gjithçka do të rrjedhë si normalisht. Unë nuk kam vërejtur asnjë shenjë lodhje tek futbollistët. Megjithëkëto, avantazhi jonë është sërish i mirë, dhe ne do t’i rikthehemi shkëlqimit”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›