Krimi elektronik ne Shqiperi forcohet ligji
Shfrytezimi i kompjuterave, internetit, sherbimeve celulare apo cfaredo sistemi tjeter digital ka bere qe shoqerite te afrohen si asnjehere ndersa bota te transformohet ne nje vend me te vogel. Por sebashku me kete lindin dhe anet e erreta te ketij procesi qe bart me vete dinamizem por dhe shume pak pergjegjesi.
Devijime te tilla si rezultat i teknologjise se avancuar dhe sidomos te internetit jane krimet elektronike. Nje veprimtari e tille ne boten virtuale ka bere qe edhe kufijte territoriale te fshihen,ndersa cybercrime sic njihet rendom te veproje kudo, ne cdo kohe dhe vend. "Ne mund të kontrollojmë gjithcka, mjafton që me aftësitë tona, me njohuritë që kemi të ndërhyjmë në cdo lloj sistemi ", thotë një net killer.
Kjo ka shtuar nevojen e hapjes se nje sektori te vecante ne drejtorine e pergjithshme te policise per te luftuar kete lloj krimi. "Jemi shtuar në numër si specialistë që ndjekim hetimin, do të thotë marrjen e kallëzimeve deri në nxjerrjen para përgjegjësisë penale të një personi që ka kryer një krim të paligjshëm në drejtim të krimeve kompjuterike, ashtu dhe në ekzaminimin e të gjitha pajisjeve kompjuterike, si kompjutera, CD, USB e gjithcka tjetër, për të nxjerr të gjitha provat që janë të nevojshme për një hetim të suksesshëm", tha Elton Kerluku, shefi i zyrës së krimit elektronik.
Cdo kush mund te vije te denoncoje rastet nderkohe qe jane shtuar dhe 12 nene ne kodin penal per kete krim. Struktura e re policore që heton krimin kibernetik sigurisht mbështetet në një bazë ligjore. Për këtë janë shtuar 12 nene në kodin penal të Republikës së Shqipërisë të cilat parashikojnë masa deri në 10 vjet heqje lirie, për të gjithë shkelësit.
Jul Kasapi