E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bundesliga Robery mahnit Allianz Arenen

Duartrokitjet qe i fali Allianz Arena Robenit pershkruajne me se miri atmosferen e takimit midis Bajernit dhe Hofenhajmit. Pak dite para ndeshjes ku bavarezet do te kerkojne hakmarrje per humbjen qe u shkaktoi Interi ne finalen e vjetshme te Liges se Kampioneve skuadra e Van Galit tregoi se me tere lojtaret ne dispozicion mund te kthehet ne nje ekip te frikshem.

Rikthehet Robery

Duhet thene se takimi i djeshem ishte mjaft special per tere bavarezet pasi me ne fund iu kthye Robery. Behet fjale per dyshen Riberi dhe Roben. Mesfushoret ne fjale per here te fundit kishin luajtur bashke pikerisht me 15 maj te 2010-s ne finalen e vlefshme per Kupen e Gjermanine Bajerni shkaterroi 4-0 ekipin e Verderit. Pra qe nga ajo nate Van Gali asnjehere me pas qofte per arsye pezullimesh Riberi nuk luajti ne finalen e Liges se Kampioneve qofte per arsye demtimesh Robeni humbi tere pjesen e pare te sezonit pasi luajti i demtuar me Holanden ne Boteror nuk ka rreshtuar ne fushe formacionin e tij me te mire. Dhe rezultatet e u pane qe dje bavarezet shkaterruan 4-0 ekipin e Hofenhajmit.

Kronika

Rikthimi i dy yjeve te Bajernit beri qe Shvajnshtajgeri te rikthehej ne rolin e tij natyral para mbrojtjes nderkohe qe pas sulmuesit te vetem Mario Gomezit luajti Tomas Myleri qe nga krahet kishte Riberine dhe Robenin. Keta lojtare qe ne minutat e para te takimit te djeshem lane te kuptohej se takimi nuk do te kishte shume histori. Pas 90 sekondave loje ishin pikerisht Riberi dhe Roben ata qe ndertuan aksionin qe do ta perfundonte me gol Gomezi. Mesfushori francez hapi bukur lojen nga e djathta atje ku Robeni pasi mori sferen ia serviri menjehere Gomezit qe dy hapa larg portes nuk hezitoi dhe kaloi te tijte ne epersi. Me pas publiku vendas nuk pati shume kohe te gezohej duke qene se Bajerni realizoi edhe golin e dyte Shvajnshtajgeri perfitoi nga gabimi i Hofenhajmit hapi lojen bukur per tek Riberi qe nuk mposhti dot portierin mik. Por ne ate moment Myleri u tregua i vemendshem pasi rikuperoi sferen dhe mundi portierin Starke. Ky i fundit meritoi dje noten me te mire nga te tijte edhe pse pesoi nje mori golash. Ishte pikerisht mbrojtesi ekstrem i Hofenhajmit qe shpetoi porten ne minuten e 37-te kur Shvajnshtajgeri goditi nga nje distance e afert. Me pas ne pjesen e dyte vendasit e kthyen ne nje vitrine Allianz Arenen. Ekipi i Van Galit nuk uli ritmin dhe kerkoi gola te tjere. Myleri dhe Gomezi humben shansin me te mire per te realizuar golin e trete ne minuten e 54-t sulmuesit e kombetares gjermane edhe pse ishin para portes kundershtare nuk u nxituan dhe keshtu u kapen nga mbrojtja e Hofenhajmit. Por per te thelluar rezultatin mendoi Robeni. Ne minuten e 62-te mesfushori i krahut i Holandes pasi u vodhi sferen kundershtareve arriti qe tu ikte mbrojtesve duke hyre ne zemren e zones se Hofenhajmit nga ku goditi dhe realizoi golin e trete. Qe nga ai moment miqte u dorezuan. Nga ana tjeter djemte e Van Galit si per tu kerkuar falje spektatoreve per Black out-in qe vuajten ne Keln nje jave me pare vendosen te shpalosnin pokerin. Dhe per kete mendoi perseri Robeni qe realizoi nje gol qe ia vlente cmimin e biletes Riberi pasi kaloi Bekun nga krahu i djathte arriti qe te gjente te lire ne anen tjeter mesfushorin holandez qe ne hyrje te zones ne nje pozicion te veshtire harkon sferen ne kendin me te larget te portes se Starkes. Numri nje i Hofenhajmit edhe pse u mundua ta ndalonte sferen nuk arriti ta prekte dhe vetem sa ndoqi trajektoren spektakolare qe mori sfera. Me kete aksion te bukur u mbyll edhe loja per Robenin i cili u zevendesua nga Altintopi ne minuten e 83-te. Keshtu Van Gali me dyshen Riberi-Roben i dergoi nje mesazh te qarte Leonardos se Interit.

Rezultatet java e 22-te

Dje

Shalke 04 1-0 Fraiburg

Bajern Mynih 4-0 Hofenhaim

Volfsburg 0-1 Hamburg

Shtutgart 1-4 Nuremberg

E. Frankfurt 0-3 B. Leverkusen

S. Pauli 3-1 B. Mgladbah

Kajzerslautern 1-1B. Dortmund

Sot

Keln - Mainc 05

Verder Bremen - Hanover 96

Renditja

1. B. Dortmund 52 pike 2. B. Leverkusen 42 3. B. Mynih 39 4. Mainc 05 37 5. Hanover 96 37 6. Frajburg 34 7. Hamburg 33 8. Hofenhaim 32 9. Nuremberg 32 10. Shalke 04 29 11. E. Frankfurt27 12. S.Pauli 25 13. Volfsburg 23 14. Kajzerslautern 23 15. V. Bremen 23 16. Keln 22 17. Shtutgart 19 18. B. Mynshengladbah 16.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›