Premier Ligë: Vetëm barazime në sfidat e mëdha
Liverpuli dhe Evertoni janë ndarë me një barazim 2-2 në derbin më të madh lokal anglez të Mersisajd të zhvilluar në “Anfield”. Ajo që do të duhej të ishte një ndeshje e dominuar nga Evertoni pas krizës që ka kapluar Liverpulin, në fakt nuk ndodhi, pasi “The Reds” u kthyen shumë të fuqishëm duke treguar lojë tejet tërheqëse dhe agresive. Pas një rrëmuje në zone, me anë të një goditje nga gjysmëdistanca, i saktë u tregua Raul Meireles (29’) që kaloi në avantazh të tijë. Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e lehtë të Liverpulit, që ndezi totalisht tifozët në “Anfield”. Sapo filloi pjesa e dytë, Evertoni kthehet më i motivuar në fushë. Në sulmin e pare, Mikel Arteta nxjerr një goditje nga këndi, nga e cila, pas harkimit të tij, kërcen mjaft saktë Silvian Distin, që shënon me kokë golin e barazimit në sekondat e para të fraksionit të dytë. Ndërsa pritej reagimi i vendësve, vjen goditja e dytë nga miqtë. Heshtjen në “Anfield” e solli Zhermen Bekford (52’), i cili pas një aksioni mirë të organizuar nga Osman shënoi golin e dytë të për tijtë dhe epërsinë e pabesueshme të Evertonit. Mirëpo presioni për “The Reds” u shpagua kur Dirk Kajt bëri atë që kurrë nuk e bën nga loja, shënoi gol nga pika e bardhë. Penalltia u akordua pas një ndërhyrje në zonë të portierit Hauard, i cili rrëzoi në zonë Maksi Rodriguezin. Vendimi pasoi protesta të mëdha të lojtarëve të Evertonit, por rezultati mbeti i barabartë deri në fund të takimit.
Ndërkohë, ndeshja tjetër e madhe e javës së 23-të të Premier Ligës, ajo mes Totenhemit dhe Mançester Junajtidin, ka përfunduar me rrjeta të paprekura, duke u dhënë kështu mundësinë ndjekësve të djajve të rikuperojnë terren. Takimi ka qënë shumë i bukur, por edhe nervoz, çka u karakterizua nga kartonët e shumë, teksa skuadra e Fergusonit u detyrua ta mbyllë sfidën me 10 lojtarë, pas ndëshikimit të mbrojtësit brazilian Rafael në minutën e 74-ët.