E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premier Ligë, çelsi kryesues përballë Sanderlendit të Can

Java do të nisë me ndeshjen Stoke-Liverpul, ku këta të fundit nuk kanë alternativë tjetër veç fitores, në të kundërt pozitat e trajnerit Benitez do të rëndoheshin dhe hendeku me skuadrat kryesuese do të thellohej akoma më shumë.

Përballja më interesante e kësaj javës është ajo mes Çelsit kryesues dhe Sanderlendit të Lorik Canës. Kryesuesit e udhëhequr nga italiani Ançeloti ndjejnë nga pas rrezikun e Mançesterit, duke kërkuar në këtë takim vetëm një rezultat pozitiv.

Ndërkohë, Mançesteri do të presë Bernlin, ndërsa përballje tjetër interesante duket ajo mes Evertonit dhe Mançester Sitit. Më poshtë do të paraqesim të gjithë kalendarin e javës së 22-të të Premier Ligës angleze.

Sot;
13:45 Stoke - Liverpul
16:00 Çelsi - Sanderlaend
16:00 Mançester U. - Bernli
16:00 Portsmuth - Birmingam
16:00 Totenham - Hull
16:00 Volverhampton - Uigan
17:30 Everton - Mançester C.

Neser;
14:30 Aston Vila - Uest ham
16:00 Blekburn - Fulham
17:00 Bolton - Arsenal                                                                                              

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›