E Shtunë, 31 Tetor 2026

METE: Bie niveli i ujit në Fierzë dhe në Koman

Sipas sqarimit të sotëm, niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka rënë në 289.91 metra, ndërkohë që prurjet janë 350 metra kub për sekondë.

Niveli i ujit në liqenin e Komanit është 170.9 metra, ku prurjet arrijnë në 130 metra kup për sekondë.

Ndërkohë, niveli i ujit në Vaun e Dejës ka shkuar në 74.64 metra, ku prurjet janë 30 metra për sekondë.

METE bën të ditur se situata është e normalizuar, dhe derdhjet janë ndërprerë në të tria këto liqene.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›