E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tendencë, stilet më moderne të flokëve për vitin 2011

Modeli me kaçurrela është ideale për femrat, që kanë flokë të natyrshme kaçurrele dhe të gjata, por edhe për ato me flokë deri në supe. Kur bëhen mirë, kaçurrelat e lëshuara dhe të shprishura duken shumë bukur, duke dhënë një pamje ‘casual’.

Këtë pranverë stilet e flokëve do të jenë shumë moderne, veçanërisht stilet e mbledhura dhe të kapura bisht janë shumë tendencë. Kështu një stil i thjeshtë por i bukur, bishti i lidhur lart në kokë është paraqitur në revytë e modës së Louis Vuitton-it për pranverë/verë të vitit 2011. Ky stil u rri më së miri vajzave, që kanë flokë të gjata, apo mesatarisht të gjata, si dhe të gjitha atyre që heqin të zitë e ullirit me kaçurrelat e padëgjueshme. Ky stil i flokëve thekson feminilitetin, prandaj duhet të bartet me fustane të gjata, apo me xhinse dhe taka të larta. Është stil shumë praktik. Kur ju duhet urgjentisht të rregulloni flokët dhe nuk keni kohë që të shkoni te stilisti, atëherë bishti është një zgjidhje ideale. Ndërkohë që duhet të keni kujdes, pasi ka edhe mangësitë e veta, sepse nëse nuk lidhen mirë, flokët duken të çrregulluara. Gjithashtu nuk përshtatet për femrat me fytyrë të gjerë.

Flokët kaçurrele

Janë ideale për femrat që kanë flokë të natyrshme kaçurrele dhe të gjata, por edhe për ato me flokë deri në supe. Kur bëhen mirë, kaçurrelat e lëshuara dhe të shprishura duken shumë bukur, duke dhënë një pamje ‘casual’. Në mënyrë që ta largoni efektin e pamjes sikur sapo jeni zgjuar nga shtrati, atëherë duhet që të spërkatni rrënjët e flokëve me llak për vëllim.

Flokët e kapura

Ky stil flokësh, ku të gjitha flokët mblidhen në majë të kokës, apo në zverk dhe anash, është stil i lehtë dhe i thjeshtë. Mund të përcaktoheni edhe për variantin me gërsheta, ku filimisht bëjini flokët gërsheta e më pas mblidhini lart në kokë. Ky është një stil, i cili ju mundëson të dukeni gjithmonë e rregullt, e bukur dhe elegante. Ky stil nuk është i përshtatshëm për ditët e ftohta, meqë nuk mund të vihet kapele.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›