E Shtunë, 31 Tetor 2026

E diela e fundit e gushtit, "mbyt" plazhin e Durresit

Mbi 50 mije pushues kane frekuentuar dje plazhin e Durresit, duke shfrytezuar temperaturat e larta e te pazakonta per kete periudhe. Qindra pushues te tjere i jane drejtuar te dielen e fundit te muajit gusht edhe plazheve te Currilave, Hamallajt dhe Gjirit te Lalzit, ne veri te qytetit. Temperaturat e larta te dites se djeshme, kane afruar ne plazh nje numer shume te larte pushuesish, krahasuar me fundin e sezonit veror ne vitet e kaluara, tha per Atsh-ne, drejtori i ndermarrjes se sherbimeve komunale, Ali Karaj. Sipas tij, moti i mire ka ndikuar ne zgjatjen e pushimeve per qindra familje nga vendi yne, Kosova dhe Maqedonia, ndersa gjate javes se kaluar kane mberritur me autovetura mjaft pushues te tjere, te cilet qendrojne ne Durres ne periudha 3-4 ditore. "Plazhi i Durresit ka patur sot te njejten pamje si ne fillim te muajit korrik dhe numri i pushuesve ka qene shume me i larte se sa parashikimet tona", tha drejtori Karaj. Ai u shpreh se 86 punonjes te perhershem dhe 60 punetore sezonale te ndermarrjes komunale te plazhit kane siguruar pastertine dhe te gjitha sherbimet e nevojshme ne vijen bregdetare prej 3.4 km nga ura e Dajlanit ne sektorin 'Iliria'. "U duk se sezoni veror po mbyllej dhjete dite me pare, pasi nje pjese e pushuesve filluan te largoheshin", tha Karaj, sipas te cilit, kjo zgjati shume pak dhe fale motit te mire plazhi po perjeton nje fundsezoni turistik mjaft te mire. Karaj tha se gjate ketij sezoni veror ne plazhin e Durresit kane pushuar rreth 15 per qind me shume pushues se sa vitin e kaluar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›