Murinjo: Interi, me i fort pa Ibren
Duket qarte se i mungon me shume Interi sulmuesit Ibrahimovic, se e kunderta, ekipit lojtari qe u bashkua me katalanasit ne fillim te ketij kampionati. - "Interi do te jete gjithmone pjese e zemres sime," - theksoi sulmuesi suedez, pas Super Kupes se Evropes qe fitoi me Bercelonen, pak dite me pare. Por, pas fitores se thelle 4-0, qe shenuan zikalterit te shtunen, Hoze Murinjo theksoi se ndihet i kenaqur qe "Ibra" nuk e ka dobesuar ekipin. - " Kete vit kemi treguar se e zoterojme topin me mire se nje vit me pare," - theksoi Hoze Murinjo, pas ndeshjes. - "Tani kemi potencial te larte, edhe pa Ibren. Jemi me te balancuar. Pa Zlatanin kemi ndertuar nje skuader edhe me kolektive," - shprehet me tej trajneri i Interit, pas fitores se thelle 4-0, me Milanin ne derbin e Milanos. -"Eto dhe Milito ishin te pabesueshem ne sulmin e Interit. Une po te isha ne vend te Guiardioles nuk do te kisha lejuar qe te shitej Eto," - perpiqet qe te "thumboje" Murinjo homologun e tij katalanas, i njohur per deklarata te tilla.