Sfidat e Premier Ligës

Vetëm barazime ne 4 takimet e mbetura te javës se 23 te Premier Ligës angleze. Djajtë e kuq te Manchester United nuk shkuan me shume se rezultati 0-0 ne Uajt Hart Lejn përballë vendasve te Totenhem Hotspur ne supersfiden e kësaj jave. Edhe pse ne një ndeshje te mire dhe me një lojtar me shume për 15 minuta pas daljes me te kuqe te Rafael Da Silva, vendasit nuk arritën te siguronin tre piket kjo edhe për merite te kundërshtarit me një rreshtim perfekt ne mbrojtje. Skuadra e Derguson i rezistoi edhe një tjetër 90 minutshi pa humbje duke mbajtur rekordin jo vetëm për këtë sezon por qe nga muaji prill i vitit te kalua. Por nga ana tjetër United nuk mund ti gëzohet shume këtij rezultati duke pare se Mancester City pas fitores ditën e shtune ndodhet tashme me pike te barabarta me skuadrën tjetër te qytetit ne krye te klasifikimit. Buzëqeshin dhe Arsenal dy pike tashme larg kryesuesve dhe kampionet ne fuqi te Celsit te cilët me fitoren ndaj Blekburn ngushtuan diferencën me vendet e para. Përsëri jave problematike për Liverpul ndërsa trajneri i ri Keni Dallglish nuk po i gëzohet fitores se pare. Ne Anfild Roud derbi i Mersejsajd mes te kuqeve dhe Everton përfundoi ne shifrat e barabarta. Te kuqte kaluan te paret ne avantazh me Raul Meireles ne minutën e 29 por ne pjesën e dyte djemtë e Devid Mojes shënuan dy gola. Ne minutën e 46 ishte Distin 6 minuta me vone Bekford shënoi golin e dyte. Nderin e te kuqeve nga një humbje shokuese ne shtëpi përballë rivaleve te tyre historike e shpëtoi Kajt nga pika e bardhe e penalltisë ne minutën e 68 duke barazuar shifrat 2-2. Po me dy barazime nisi e diela e premier ligës ne paketën Tring ku i njëjti rezultat 1-1 u arrit si ne Sent Endrys mes Birmingam dhe Aston Viles ashtu dhe ne stadium Of Lajt mes Sanderland dhe Njukasell.
Shpërndaje