E Shtunë, 31 Tetor 2026

Surprizat e Fa Cup

Skuadra e Totenhem Hotspur pësoi një humbje shokuese ne derbin londinez përballe Fulam, duke u përshëndetur nga kupa e Anglisë. Pavarësisht situatës se turbullt ne premier lige, vendasit e Fulam arritën një fitore impresionuese ndaj formacionit Te Heri Rednap, duke e shpartalluar me rezultatin 4-0. Te gjithë golat u shënuan ne pjesën e pare ku Merfi shënoi një dopiete nga pika e bardhe e penalltisë, ne minutat 11 dhe 14, ndërsa rezultati përfundimtar u vulos nga Hangeland dhe Dembele. Milioneret e Manchester City shpëtuan ne finale nga një eliminim i turpshëm përballë skuadrës se divizionit te trete Nots Kaunti. Skuadra e Pol Ins pas një fillimi te jashtëzakonshëm te takimit arriti te zhbllokonte shifrat ne minutën e 59 me ane te Bishop. Atehere kur dukej se ekipi i dyte i Notingemit do te priste biletën për ne turin tjetër, blerja me e re e Mancinit, boshnjaku Edin Xheko barazoi shifrat ne minutën e 80 duke i çuar te dy ekipet ne një tjetër sfide, këtë radhe ne fushën e Mancester City. Ndërkohë, edhe Arsenal arriti një kualifikim te vështirë 2-1 ne fund ndaj skuadrës se kategorisë se trete Hadersfild. Keto takime te apasionuarit e futbollit anglez patën mundësi ti ndiqnin drejtpërsëdrejti dhe ekskluzivisht ne paketën ?Tring?.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›