Bogdani shpëton skuadrën

Erjon Bogdani ka shënuar përsëri gol për skuadrën e tij Çezena, këtë radhe ne javën e 22-te te serisë ?A?. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e barazimit ne minutën e 94, përballë vendasve te Leçes, duke i dhënë një pike skuadrës se tij pas tre humbjeve rresht ne kampionat. Leçe kishte kaluar e para ne avantazh, ndërkohë qe Çezena kishte humbur ne minutën e 82 rastin e arte për te barazuar. Për Erjon Bogdanin, ky ishte goli i 6-te sezonal me fanellën e Çezenes, e cila vazhdon te notoje ne ujerat e turbullta te rënies nga kategoria.
Shpërndaje