E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topçinjtë fitojnë në Blackburn 2-1

Theo Walcott dhe Andrei Arshavin kanë shënuar nga një gol për të ndihmuar Arsenalin të shënojë fitore 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në udhëtim te Blackburn Rovers.

Topçinjtë kaluan në epërsi pas 20 minutash lojë. Robin Van Persie pranoi një top nga Arshavin, për të asistuar për Walcott, i cili e dërgon atë në rrjetën e portierit Paul Robinson.

Në anën tjetër vendasit krijuan disa raste dhe arritën të barazojnë rezultatin që në pjesën e parë të ndeshjes, kur El-Hadji Diouf arriti të shmangë Laurent Koscielnyn dhe të asistojë për Mame Biram Diouf, që ngjashëm si Walcott, shënoi golin e katërt në dy ndeshje (27').

Por me të filluar pjesa e dytë, ekipi i trajnerit Arsene Wenger riktheu epërsinë, kësaj here me anë të një goli të shënuar nga Andrei Arshavin (51'), që ishte edhe vendimtar për tre pikët e reja për Arsenalin.

Me këtë fitore Arsenali mbledh shtatë pikë nga tre ndeshje dhe merr kreun e tabelës, derisa Chelsea mbetet në pozitën e dytë me gjashtë pikë, derisa sot më vonë pret në Stamford Bridge, Stoke Cityn.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›