E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premiera botërore e ‘Ana Karenina’

Të martën mbrëma, në Londër është dhënë premiera botërore e ekranizimit të ri britanik të romanit të njohur të Lev Tolstoy, “Ana Karenina”. Në rolin kryesor u shfaq aktorja Keira Knightley.

Në versionin e ri filmik të romanit të shkruar para më shumë se 130 viteve, që zgjatë 130 minuta, ka punuar një plejadë e tërë yjeve britanike. Regjisor i filmit është Joe Wright; skenarist, Tom Stopard; kurse kompozitor është Dario Marianelli. Në rolin e burrit të Ana Karenina’s paraqitet aktori Jude Law, ndërsa rolin e Vronsky’t e luan aktori Aaron Taylor-Johnson.

Veç tyre, në film luajnë edhe aktorët Matthew MecFiden, Kelly McDonald, Emilly Watson, etj. Film është xhiruar në Britani të Madhe dhe Rusi, në fund të vitit 2011 dhe në fillim të vitit 2012.

Për Wright, i cili në muajin gusht mbushi 40 vjet, kjo nuk është hera e parë që merret me drama të kostumuara historike. Ai u bë i njohur pikërisht falë ekranizimit të romanit të Jane Austin “Krenaria dhe Paragjykimet” (në vitin 2005). Filmat e Wright kanë fituar çmime prestigjioze, si BAFTA, Golden Globe, Oscar...

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›