E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitou hap ekspozitën e fotografive

Ambasadori i Francës në Kosovë, Jean-François Fitou, ka bërë të martën hapjen e ekspozitës së fotografive të 12 qyteteve të Kosovës, të cilat janë realizuar nga studentët e rinj të fotografisë.

Fotografitë e ekspozuara janë përzgjedhur nga Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK).

Hapja e ekspozitës është bërë të martën mbrëma, me fillim nga ora 20, në Qendrën Alternative kulturore (AKC), në Graçanicë.

Ndryshe, po kjo ekspozitë e fotografive ishte prezantuar edhe në Rezidencën e Francës, Në Prishtinë, gjatë kremtimit të Festës Kombëtare të Francës, gjatë muajit korrik të vitit 2012.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›