E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasësi i mushkonjës

Teatri Kombëtar i Kosovës e fillon sezonin vjeshtor me shfaqjen “Vrasja e mushkonjës”. Teksti i kësaj shfaqjeje, i shkruar nga shkrimtari Xhevdet Bajraj,ka fituar vitin e kaluar në konkursin ‘Katarina Josipi’.

Shfaqja monodramë “Vrasja e mushkonjës” me tekst të Fadil Bajrajt do të hapë sezonin vjeshtor të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Do të jetë aktori Ismet Azemi ai që do të interpretojë në këtë monodramë, e cila vitin e kaluar ka fituar në konkursin ‘Katarina Josipi’.

“Ky do të jetë një nga rolet më të mëdha të Ismetit nëse e realizon mirë. Nëse, larg qoftë, dështon, do të jetë edhe përgjegjësi e tij”, u shpreh regjisori i shfaqjes Donard Hasanaj në konferencën për media që u mbajt të martën në TKK. Premiera e kësaj shfaqjeje do të jepet sot (e mërkurë) në ora 20:00.

Aktori i vetëm i shfaqjes Ismet Azemi tregoi se ka luajtur i vetëm në skenë dy herë para kësaj shfaqjeje. Ai shtoi se do të luajë vetëm në skenë por nuk e di nëse do të jetë monodramë.

“Do të luaj vetëm, e sa do të jetë monodramë nuk e di. Ata që kanë njohuri më të gjëra në teatër do të vlerësojnë a kam qenë vetëm apo ka qenë monodramë”, tha Azemi.

Në konferencën për media folën edhe udhëheqësit e teatrit, por ata më shumë u ndalën në repertorin e teatrit dhe në çështjet që kanë të bëjnë me financat.

“Vrasja e mushkonjës” është një monodramë poetike me temë nga realitet e

përditshme mbarëshqiptare e cila në qendër të saj ka fatin e një burri pa

emër, moshë dhe profesion. Është e vështirë ta kuptosh atë që në fillim,

duket sikur çoroditja e tij nuk ka sens dhe adresë, sikur çdo fjalë e

artikuluar është e varur rrënjësisht nga situata e dehjes në të cilën

ndodhet, sikur shkëputja nga realiteti e bën që të jetë shumë pak tokësor.

Askush nuk mund t’i shmanget asaj çka transmeton personazhi, gjithkush

ndjen dhe kupton problemin e tij duke u bërë dalë e ngadalë pjesë e

veprimit skenik.

Problemi që ai shtron nuk qëndron i vetëm, diku, i përcaktuar mirë dhe me

emër të përveçëm. Jo, në konceptin e tij problemet janë zinxhir, ku çdo

hallkë e tij ka një arsye dhe shkak.

Për heroin tonë jeta nuk është e thjeshtë, megjithëse problemi më i madh

aktual për të është “mushkonja” metaforike që nuk e le të qetë pa thënë e

reaguar ndaj asaj që e shqetëson.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›