Premiera botërore në skenën e TKOB
Janë pikërisht balerinët e njohur Enada Hoxha dhe Gerd Vaso ata, që do të sjellin të realizuar këtë vepër, mbrëmjen e datës 11 prill. Gjithçka vjen si një bashkëpunim mes TKOB, si një prej institucioneve më të rëndësishëm të kulturës në vend dhe Balletto del Sud. Ndërkohë që kjo vepër vjen nën koreografinë, skenografinë dhe kostumet e Fredy Franzutti, që është një nga koreografët më të njohur dhe me të vlerësuar italianë. Carmen do të interpretohet nga primabalerina Enada Hoxha, e cila këtë eksperience e ka provuar edhe në Itali një vit më parë, ku koreografi Manzutti e mori në trupën e tij si soliste, për të interpretuar së bashku me Gerd Vason rolet kryesore të këtij baleti. Konkretisht, së bashku me trupën e Kompanisë Balletto del sud, Enada në rolin e Karmenit dhe Gerdi në atë të toreadorit Eskamilo, interpretuan në skenat e Bolonjës, Leçes e Modenës. Ky balet me 2 akte, bazohet në tregimin e Prosper Merimee. Një opera që sillte në skenë një subjekt të gjykuar imoral dhe një muzikë gjithashtu kundër rryme. Ndërkaq që nga fillimi i këtij viti në skenën e TKOB kanë zbritur premiera të mëdha, që janë përcjellë mes duartrokitjesh nga publiku shqiptar. Kështu, kanë ardhur për gjithë admiruesit e skenës teatrore dhe operës, vepra të autorëve e kompozitorëve me famë botërore, nën interpretimin e artistëve të njohur shqiptarë e të huaj. Skenografia realizohet nga Francesco Palma, ndërsa dirigjimi i është besuar Francesco Libettas. I frymëzuar nga tregimi i Prosper Merimee, Carmen është një histori dashurie, por edhe krimesh. Në një fabrikë cigaresh, Carmen përleshet me një tjetër grua. Për ti ndarë thërrasin Don Jose, i cili dashurohet menjëherë pas saj. I verbuar nga ndjenjat ai e ndjek pas Carmen, e cila duke përfituar nga ndjenjat e tij e shtyn të bëjë një krim. Ndërsa përpiqet të arratiset me të dashurin, Don Jose i pret rrugën dhe e vret me të njëjtën thikë me të cilën kishte kryer krimin e mëparshëm.
Last Updated on E Marte, 06 Prill 2010 20:05