E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfliktet për pronat, 300 dosje në Strasburg

Gjykata Strazburgut deri tani ka dhënë vendime për mbi 300 dosje pronësie, të cenuara nga Shteti Shqiptar. Gjoba për shtetin shqiptar është miliona dollarë. Ndërkohë Agjencia e Njohjes Kthimit Kompensimit të Pronave nuk ka marrë më vendime nga muaji qershor i vitit 2009 deri tani,

megjithëse duhet të kishte nisur punë. Janë 8 mijë dosje të reja dhe 2 mijë ankesa që presin vendim. Pronarët që shpronësohen nga legalizimet, nuk po kompensohen pasi do të rimbursohen të gjithë në bazë të një fondi special. Ky ligj është në shqyrtim në komisionet parlamentare. Një tjetër ligj është ai i tokave bujqësore të papunuara. Rreth 50 mijë hektarë do tu merren individëve, por në fakt sipërfaqja e papunuar sipas ish pronarëve është më e lartë. Për çështjet e pronave shoqata e ish pronarëve vazhdon korrespondencën me qeveritë e vendeve të Evropës.

Last Updated on E Marte, 06 Prill 2010 18:40

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›