Premiera e "Vejushës Gazmore" në TKOB

Historia e pazakonte e "Vejushes Gazmore" është sjelle si premiere absolute mbrëmjen e te enjtes ne kryeqytet! Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, ka mbyllur kështu sezonin e këtij viti me operetën, historia e se cilës, ishte përshtatur me ngjarje nga ditët e sotme. Mes Parisit dhe Tiranes, te rinjtë u ngjiten ne skene nen regjine e austriakut Kristian Papke. E veçanta e "Vejushes Gazmore" ishte dhe dirigjimi i kësaj vepre për here te pare nga një mjeshtre koncertuese femër. Jo se kjo skene nuk kishte pare me heret dirigjente femër, por Deniola Kuraja ishte e para shqiptare. "Vejusha Gazmore", do te shfaqet ne Teatrin e Operës edhe ne mbrëmjen e Krishtlindjeve.
Shpërndaje