E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festimet e Krishtlindjes ne rrethe

Edhe ne rrethe te tjera te vendit mesnata i ka gjetur besimtaret katolike duke kremtuar lindjen e Krishtit. Katoliket e Korçës, por dhe qyteteve te tjera juglindore kane festuar se bashku ne kishën "Ringjallja" te këtij qyteti. Ne meshën e mbajtur nga Don Xhuzepe është theksuar se festa e Krishtlindjes është moment hareje dhe gëzimi, ndërkohë qe kleriku ka ftuar te gjithë besimtaret qe te jene te kujdesshëm për njerëzit ne nevoje, te cilët nuk duhen harruar as atëherë kur duhet durim dhe sakrifice për ruajtjen e vlerave te përbashkëta. Ndërsa te shtunën paradite, qindra besimtare ortodoks korçare kane marre pjese ne festen e Krishtlindjes, meshe e cila është mbajtur me këtë rast nga Mitropoliti i Korçës, Hirësia e tij Imzot Johan Belushi. Pavarësisht përmbytjes masive qe dëmtoi ekonomikisht mijëra familje shkodrane, besimtaret e kryeqendrës se veriut nuk kane munguar ne meshën për ringjalljen e Krishtit. Mesha e drejtuar nga Imzot Anxhelo Masafra ka nisur ne orën 23:00 ne katedralen e qytetit, ku ishin te pranishëm edhe pushtetarë lokale. Me pas ka vijuar me koncerti Tradicional me rastin e festes se Krishtlindjes, me pjesëmarrjen e Korit te Katedrales, si dhe korit te fëmijëve te famullisë. Mesnata e ka gjetur ne feste edhe qytetin e Elbasanit. Ne te gdhire i janë drejtuar kishës edhe besimtaret ortodokse, te cilët kane ndezur qirinj e janë lutur për një vit me te mbare. Ndërsa gjate ditës te dy kishat kane pritur besimtare dhe politikane te rrethit.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›