E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premiera e drames lirike Perjetesisht Dashuria mirepritet nga publiku

Ndryshe nga shumë aktorë të tjerë që në fund të karrierës së tyre kanë një rol që u mbetet peng, aktorja Drita Pelinku interpretoj rolin peng të jetës së saj.  Zarinën, një grua mbi të shtatëdhjetat, që pas largimit të fëmijëve në emigracion jeton vetëm me të shoqin dhe ajo që e mundon më shumë është frika se mos vdes e para dhe jeton dyfish e vetmuar, pa asnjë shpresë për të jetuar të nesërmen, është personazhi që autori dhe regjisori i dramës "Përjetësisht dashuria…", Mihal Luarasi, e shkroi enkas për Pelinkun gati një dekadë më parë dhe që këtë  rol e jetësoi me mjeshtri të jashtëzakonshme. Protagonistja e dramës lirike qëndroi në skenë 1 orë e 20 minuta duke sfiduar moshën. Aktorja e cila menjëherë pas emocioneve të premierës shprehet se “jam e lumtur që karrierën time po e mbyll me një vepër të tillë”.
Falë emocionit dhe energjisë që aktorja përcolli te publiku ministri i Kulturës Aldo Bumçi priret të mos e besojë largimin e Pelinkut nga skena.
Ai me të cilin aktorja ndan në shfaqje dramën e vetmisë së brezit të tretë është bashkëshorti i saj, Dioni, që interpretohet  nga aktori Vangjel Toçe  me një natyrshmëri të jashtëzakonshme. Dhe këtë rol ja dedikon feëmijëve të tij.
Publiku përgjatë gjithë shfaqjes i duartrokiti ngrohtësisht dhe menjëherë pas premierës u shprehën të emocionuar dhe e cilësuan si një dramë lirike që nuk duhet humbur.
Në qendër të shfaqjes është dashuria… "Dashuria i jep forcë personazheve që të përballojnë vështirësitë e jetës”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›