E Diel, 1 Nëntor 2026

Kabul vriten kater ushtare francez

Forcat e NATO-s  ka njoftuar se katër pjesëtarë të saj janë vrarë nga një sulm i kryengritësve ditën e shtunë në pjesën lindore të Afganistanit. Në njoftimin e aleancës në Kabul, nuk janë dhënë më tepër detaje  ndërsa mësohet se  ushtarët e vrarë janë shtetaz francez . Zyrtarët afganë u kanë thënë reporterëve se vrasjet kanë ndodhur në provincën Kapisa, që kryesisht patrullohet nga kontigjenti francez, nën udhëheqjen e NATO-s.
Zëdhënësi i talibanëve, Zabibullah Muxhahid, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin nëpërmjet një imeli duke thënë se një sulmues vetëvrasës me bombë i ka sulmuar trupat në provincën Kapisa.
Dhuna është rritur në të gjithë Afganistanin në javët e fundit, me talebanët qe synojne forcat afgane ndersa ne vend kane mbetur rreth   130.000 trupa të huaja .
Franca është aktualisht kontribues i pestë më i madh i forcave te huaja ne Afganistan  me një kontigjent prej 3300 trupash . 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›