Premiere shpresedhenese - Panairi i Librit ne Lajpcig

Mbi 70 shkrimtare nga 11 vende Ballkanike prezantohen ne 100 aktivitete te ndryshme ne kater ditet e panairit te Librit ne Lajpcig 17-20 mars 2011. Kete here teme kryesore panairi ka Serbine.
Alida Bremer eshte e kenaqur qe me ne fund arriti ti sjelle shqiptaret ne panarin e librit ne Lajpcig. Perkthyesja dhe koordinatorja e programit Traduki per vendet e Ballkanit ka vite qe po e nxit kete pjesemarrje.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shkrimtarja kroate Alida Bremer. shte nje vend shume sharmant dhe ka shume shkrimtare te rinj dhe me humor qe na ndihmojme ta ndryshojme imazhin qe ka letersia jone ne Evrope si letersi e gjysherve thote ajo. Bremer eshte kroate me origjine por per vite me radhe eshte angazhuar me te gjitha forcat qe letersia ballkanike te prezantohet si bashkesi ne Gjermani. Keshtu kemi me shume kolorit dhe larmi argumenton Bremer.
Fale angazhimit te fondacioneve S.Fischer Robert Bosch dhe qeverise gjermane por edhe fale angazhimit te Shoqates se Botuesve Shqiptare qe arriti te perfshinte ne kete projekt edhe Ministrine e Kultures Shqiperia kete vit do te kete stenden e saj. Ne nje siperfaqe 16 metra katroresh do te prezantohen pese shtepi botuese Dituria Onufri Omsca Ideart dhe Fan Noli dhe pese shkrimtare relativisht te rinj por tashme te afirmuar Ervin Hatibi Luljeta Lleshanaku Agron Tufa Ledia Dushi e Albana Shala.
Nje ngjarje e rendesishme
Per publicistin dhe perkthyesin Ardian Klosi i cili e viziton shpesh Panairin e Lajpcigut kjo eshte nje ngjarje shume pozitive per letersine shqiptare
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Publicisti dhe perkthyesi shqiptar Ardian Klosi. Lajpcigu eshte panairi me i madh i botes gjermane per sa i perket paraqitjes se letersise dhe pranise se shkrimtareve. shte nje nder i madh dhe merite si e Ministrise se Kultures ashtu edhe e partnereve gjermane thote Klosi i cili ne prezantimet e letersise shqiptare ka perfshire edhe shkrimtarin me banim ne Rumani Ardian Kycykun.
Ne panairin e sivjetshem ku Ballkani eshte si kurre me pare ne qender te vemendjes do te dominoje Serbia si vendi mysafir. Vetem kater vjet me pare vendi ballkanik mori pjese ne kete panair per here te pare dhe arriti qe brenda nje kohe shume te shkurter te zinte nje vend kaq te rendesishem.
Vitin e kaluar tema e panairin ishte Kroacia dhe Alida Bremer e di fare mire se cfare ndryshimi ka pesuar qe atehere perceptimi i letersise kroate ne Gjermani.
Para se Kroacia te behej vend mysafir i panairit 2010 ishte e pamundur te shisje nje letrar kroat neper shtepi botuese serioze thote Bremer. Tani eshte vetekuptueshme dhe shtepite botuese e kane kuptuar se edhe letersia kroate eshte si ajo franceze italiane apo spanjolle.
Shans i humbur per Kosoven
Kete rruge tani po e ndjek edhe Serbia. Ne prezantimin e saj kete vit ajo do te sjelle mbi 30 shkrimtare dhe ka investuar shume ne imazhin dhe dezajnon e stendes. Kosova ne te kundert as qe eshte perpjekur ti tregoje botes qe ka edhe nje treg letrar te pavarur. Pjesemarrja e kater shkrimtareve nga Kosova Ilir Gjocaj Shkelzen Maliqi Arben Idrizi dhe Jeton Nezirajt i falenderohet projektit Traduki.
E njejta gje vlen edhe per shkrimtaret nga Maqedonia e Mali i Zi te cilet do te prezantojne proze dhe poezite e tyre se bashku me koleget e tyre nga Ballkani nder te tjera edhe ne te ashtuquajturen nate ballkanike me daten 20 mars. Ne mbremjen me titullin Ballkani ben rock Shqiperia prezantohet edhe nga ana muzikore me grupin Akkustika.
Mbeshtetje trevjecare
Premiera e Shqiperise ne panairin e Lajpcigut duket shume shpresedhenese por edhe me ambicie te larta sic del ne pah kur bisedon me Petrit Ymerin kryetarin e Shoqates se Botuesve
Qellimi yne eshte te bejme disa pjesemarrje te tilla te vogla por serioze ne menyre qe te arrijme pas disa vitesh te jemi tema e panairit thote ai. Mbeshtetja zyrtare per kete synim duket se eshte garantuar Ne tani kemi nenshkruar nje marreveshje trevjecare me ministrine e kultures per prezantimin tone ne panairin e Lajpcigut thote Ymeri me tej.
Por nese do te arrije Shqiperia qe pas tre vjetesh te behet tema e panairit kjo ndoshta eshte ende heret te parashikohet. Ajo qe mund te shpresohet eshte qe te pakten stenda shqiptare te plotesohet edhe me disa botues te tjere jo me pak te rendesishem si Toena apo Dudaj te cilet kete vit mungojne.
Autore Anila Shuka
Redaktoi Eliana Xhani