E Diel, 1 Nëntor 2026

Premtime "pa dogane" ne zgjedhje, burg deri 2 vjet Rozeta Rapushi

Burg deri ne dy vjet, per te gjithe ata persona, apo kandidate ne zgjedhje, qe gjate proceseve elektorale premtojne vende pune apo favorizime te tjera, me qellim marrjen e votave, bejne pazar per votat. Pas diskutimeve te gjata, Komisioni Parlamentar i Ligjeve, miratoi dje ndryshimet ne Kodin Penal qe prekin procesin zgjedhor, te sjella nga komisioni per reformen zgjedhore dhe relatuar nga deputeti socialist, Armando Subashi. Keshtu, sipas vendimit te djeshem, nje premtim elektoral i tepruar mund t'u kushtoje kandidateve per deputete apo atyre te pushtetit lokal, denimin me burg qe varion nga 6 muaj deri ne 2 vjet. Dhe ne jo pak raste, premtime te tilla jane bere rendom jo pak here gjate fushatave elektorale, ku zgjedhesit jane "korruptuar", nga premtimet e shumta, cka detyron ligjvenesit qe te marrin masa per zgjedhjet e ardhshme, duke ndeshkuar per here te pare keto fenomene. "Ofrimi ose dhenia e te hollave apo te mirave materiale, berja e premtimeve per vende pune ose per favorizime te tjera ne cilendo forme, me qellim qe te marre firmen per paraqitjen e kandidatit, per te votuar pro ose kunder nje subjekti zgjedhor ose kandidati apo per te marre pjese ose jo ne votime, perben kundravajtje penale dhe denohet me burgim nga gjashte muaj deri ne dy vjet", vendosen dje deputetet. Po keshtu, kundravajtje penale perben edhe pranimi i te hollave, te mirave materiale, premtimeve dhe favorizimeve te tjera per te kryer veprimet e mesiperme. Por, ne kete rast, ndeshkimi ne rast konstatimi eshte vetem me gjobe. "Ne nje fushate elektorale, pa diskutim behen premtime nga te gjitha llojet dhe kjo sigurisht nuk duhet penalizuar. Kur keto premtime behen ne menyre individuale per persona konkrete dhe kane qellimin brenda, kjo padyshim qe duhet konsideruar si nje lloj imponimi qe me te gjitha keto menyra qe parashikohen ketu i behet zgjedhesit", - u shpreh deputeti socialist, Armando Subashi. Ndersa kreu i komisionit, Ilir Rusmali, theksoi faktin se premtimi elektoral eshte i dallueshem qarte nga pazari per voten dhe kjo dispozite qe shtohet ne Kodin Penal denon pazarin per voten. Nga ana tjeter, me propozim te Komisionit te Posacem per Reformen Zgjedhore, anetaret e ligjeve, perfshine ne Kodin Penal dhe masa shtrenguese, burg deri ne tete vite, per te gjithe komisioneret qe tentojne te prishin proceset elektorale, ata qe vjedhin vulat duke u larguar me to, komisioneret qe refuzojne te numerojne votat, qe falsifikojne procesin apo fusin flete te paligjshme ne kutite e votimit, me qellim ndryshimin e rezultatit. Keshtu, denimi me i ashper parashikohet per ata persona qe falsifikojne materialet zgjedhore dhe rezultatin e zgjedhjeve, per te cilet ndeshkimi maksimal shkoi nga shtate vite i propozuar me pare ne tete vite burg. "Falsifikimi, shperndarja ose perdorimi i fleteve te votimit, i dokumenteve dhe materialit zgjedhor, me qellim ndryshmin e rezultatit te zgjedhjeve nepermjet paraqitjes ne ato te te dhenave, qe dihen se jane te pasakta zevendesimi i te saktave me te rreme, futjes ne kuti te fleteve te votimit ne menyre te paligjshme denohet me burgim nga nje deri ne pese vjet", - thuhet ne ndryshimet e bera ne Komisionin e Ligjeve. Penalizmi deri ne tete vite burg, ndermerret kur kjo veper kryhet nga personat qe kane per detyre te administrojne procesin zgjedhor, ose ka sjelle pasoja te renda ne mbarevajtjen e votimit, ka cenuar integritetin e rezultatit te zgjedhjeve apo ka sjelle pavlefshmerine e tyre.

Neni 328

Dhenia e shperblimeve dhe e premtimeve

Ofrimi ose dhenia e te hollave apo te mirave materiale, berja e premtimeve per vende pune ose per favorizime te tjera ne cilendo forme, me qellim qe te marre firmen per paraqitjen e kandidatit, per te votuar pro ose kunder nje subjekti zgjedhor ose kandidati, apo per te marre pjese ose jo ne votime, perben kundravajtje penale dhe denohet me burgim nga gjashte muaj deri ne dy vjet.

Pranimi i te hollave, te mirave materiale, premtimeve dhe favorizimeve te tjera per te kryer veprimet e mesiperme, perben kundravajtje penale dhe denohet me gjobe.

Neni 328/a

Detyrimi per pjesemarrje ne aktivitete politike

Detyrimi i shtetasve nen varesi administrative, kunder vullnetit te tyre apo nen kanosjen e perdorimit te masave administrative, per te marre pjese ne aktivitete zgjedhore te nje subjekti zgjedhor perben kundravajtje penale dhe denohet me gjobe ose me burgim gjer ne gjashte muaj.

Detyrimi apo organizimi per te marre pjese ne aktivitete elektorale te nje subjekti zgjedhor, i nxenesve te arsimit parauniversitar nga punonjes qe kryejne nje detyre shteterore ne arsimin publik, ose detyre a funksion ne arsimin jopublik, perben kundravajtje penale dhe denohet me burgim nga tre muaj deri ne nje vit.

Neni 329

Kanosja apo dhunimi ndaj pjesemarresve ne zgjedhje

Kanosja qe i behet zgjedhesit per te votuar pro ose kunder nje subjekti politik ose kandidati, si edhe per te marre pjese ose jo ne votime, perben kundravajtje penale dhe denohet nga tre muaj deri ne dy vjet.

Kanosja, perdorimi i dhunes ose dhe cdo veprim tjeter i paligjshem qe i behet kandidatit, komisionerit, vezhguesit, numeruesit, si dhe cdo zyrtari tjeter te ngarkuar me zgjedhjet per ta penguar ne kryerjen e detyres apo per shkak te veprimtarise se tij ne administrimin zgjedhor denohet me burgim nga gjashte muaj deri ne tre vjet.

Kur kjo veper kryhet ne bashkepunim ose me shume se nje here, denohet me burgim nga nje gjer ne pese vjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›