E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli: Nano, presidenti i ri? Pse jo

Ish-kryeministri Fatos Nano duket se eshte nje kandidature e pranueshme per president nga disa prej drejtuesve te PS-se. Pas vleresimit te bere nga kreu i PS-se, Edi Rama, edhe anetarja e Kryesise dhe deputetja Mimi Kodheli nuk e perjashton kandidaturen e Nanos per president. "Gjithsecili qe e meriton dhe kalon kete proces dhe merr votat sic e kerkon Kushtetuta mund te jete president. Pse jo edhe Nano. Eshte nje person qe i ka dhene politikes shqiptare dhe eshte nje njeri qe duke dale mbi palet, eshte nje nder kandidaturat qe mund te hyje ne kete proces. Sepse i rendesishem eshte procesi, nese eshte transparent, i drejte, jo abuziv te jeni te sigurt se do te bejme me te miren per vendin", - tha Kodheli ne nje interviste dhene dje ne emisionin "5 pyetje nga Babaramo". Nga ana tjeter, Kodheli ka theksuar se ne zgjedhjen e kreut te ri te shtetit, me i rendesishem eshte procesi. Ajo ka theksuar se PS-ja ka treguar se di te zhvilloje procese transparente, duke iu referuar zgjedhjes se Avokatit te Popullit. Megjithate, Kodheli u shpreh se krahasimi vlen si parim, pasi PS-ja nuk ka thene kurre qe kandidatet e kreut te shtetit do te kalojne ne filtra konkurrimi i si ai i Avokatit te Popullit. "Duhet te kete nje menyre diskutimi ne nje tryeze konsensusi, qe te na coje tek kandidatura me e mire. Te gjitha rruget jane te hapura. Ne jemi te gatshem t'i hyjme ketij procesi me deshiren e mire te PD-se", - u shpreh dje deputetja e selise roze. Duke vleresuar kontributin e Fatos Nanos ne politike, Kodheli ka theksuar se gjate viteve te fundit Nano eshte distancuar nga te dyja kampet dhe ka mbajtur nje profil tjeter politik. Pak dite me pare ishte kreu i PS-se ai qe vleresoi figuren e Fatos Nanos duke bere nje kthese nga qendrimet e meparshme. Nderkohe qe dhe deputete te tjere te PS-se e cilesojne ate si nje kandidature te pranueshme. Ne lidhje me koalicionin mes PS dhe Levizjes Socialiste per Integrim, Kodheli u shpreh se; "nuk shoh asnje hapesire per LSI ne forcen tone te majte".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›