"Shekulli" zbulon Topin
Gazeta "Shekulli", nje prej te perditshmeve qe u perfshi ne lojen e presidentit, me ka ardhur apo s'me ka ardhur ftesa, eshte detyruar te beje nje reagim ndaj zyres se presidences duke ngritur pikepyetje mbi arsyet qe shtyne kete institucion ne kete genjeshter banale. "Shekulli" shpreh habi qe Presidenca vetem pas rreth 4 ditesh, pranon zyrtarisht se z. Topi ka marre dy ftesa, nje per perurimin e zyres se ambasades se Republikes se Kosoves ne Tirane dhe nje per pritjen ne hotel "Sheraton", ne diten qe shenoi plot 4 vjet nga shpallja e Pavaresise, ne nje kohe kur, po ky institucion, me sms u kishte shperndare mediave nje tjeter version. Per te vetetuar kete, gazeta publikon dhe sms-te e komunikimit me Presidencen, ku vertetohet se institucioni ka servirur nje te pavertete. Nje zhvillim qe nuk mund te kalonte aq lehte, te pakten jo per gazetat e perfshira qellimisht ne kete loje, te ciles eshte shume t'i thuash politike, ndaj dhe normalisht reaguan. Ishte "TV Klan" qe raportoi i pari mbi kete ngjarje te pazakonte, kur kreu i shtetit behet furnizues kryesor i mediave me nje genjeshter te prodhuar ne zyren e tij.
Zgjidhet dilema: Mashtroi Topi, pranon vete Presidenca shqiptare
Pas me shume se kater dite perplasjeje, kryesisht nepermjet deklaratash me media dhe citime zedhenesish, Presidenti Bamir Topi e pranon per here te pare publikisht nepermjet nje deklarate zyrtare se ai ka marre ftese zyrtare nga ambasada e Kosoves ne Tirane, per te dy aktivitetet e organizuara nga kjo ambasade, si per perurimin e ambasades, ashtu dhe per pritjen ne Sheraton, duke i dhene keshtu fund nje mashtrimi qe e perhapi vete. Ne deklaraten e Presidences thuhej nder te tjera se shkak ishte bere gjendja virale. Ne fakt, kjo deklarate duhej bere disa dite me pare, diten kur nje pjese e shtypit e kontrolluar nga Topi dhe Rama, hodhi fillimisht tezen se ishte shteti shqiptar ai qe nuk e kishte ftuar Topin ne ceremoni, per te vazhduar me pas me trillimin e dyte se presidenti Topi ishte ftuar vetem ne mbremjen e Sheraton dhe jo ne inaugurimin e ambasades. Per kater dite me radhe, edhe pse presidenti Topi e dinte qe te dy ftesat respektive kishin mberritur dhe ishin firmosur nga protokolli i tij, edhe perfaqesues te ambasades se Kosoves deklaruan disa here ne media se Topi ishte i ftuar ne te dy aktivitetet, presidenti vazhdoi me ndergjegje te plote te nxiste ne shtypin e kontrolluar nga ai vete nepermjet deklaratash jo zyrtare zedhenesish, kete konflikt te paprecedente, midis nje presidence dhe nje ambasade, qe pervec flamurit te vete zyrtar, mban edhe flamurin kombetar shqiptar.
20 Shkurt 2012
Sqarimi per media nga Presidenca
"Nisur nga disa keqkuptime dhe komente kontradiktore te paraqitura ditet e fundit nga disa media vizive e te shkruara, Zyra e Protokollit te Presidentit te Republikes, sqaron publikisht dhe zyrtarisht per here te pare se: "Presidenti i Republikes, Prof. Dr. Bamir Topi ka marre ftese per ne ceremonine e perurimit te Ambasades se Republikes se Kosoves ne Tirane si dhe per ne pritjen qe do te organizohej me pas ne Hotel 'Sheraton' diten e premte, me 17 shkurt 2012. Ne pamundesi per te marre pjese personalisht per shkak te nje gjendjeje virale, Presidenti Topi ka komunikuar ne telefon me te Ngarkuarin me Pune te Ambasades se Kosoves, Gani Veselaj, te cilin e ka uruar edhe njehere per Festen e Pavaresise se Kosoves, duke e falenderuar njekohesisht edhe per ftesen. Te premten ne mesdite, Presidenti Topi ka zhvilluar nje bisede telefonike me Presidenten e Kosoves, Atifete Jahjaga, se ciles i shprehu edhe njehere urimet me te ngrohta per katervjetorin e Pavaresise se Kosoves".
Reagimi i Presidences te shtunen publikuar nga "Shekulli"
"Ne Presidence ka ardhur vetem nje ftese zyrtare per Presidentin Bamir Topi. Ftesa ishte per eventin ne hotel Sheraton, ndersa per pritjen ne ambasade dhe per ceremonine e venies se emrit te rruges "Ibrahim Rrugova", presidenti Topi nuk kishte ftese. Protokolli i Presidences njeh vetem ftesat qe vijne fizikisht ne institucion dhe e vetmja ftese e ardhur eshte ajo per tek ceremonia ne hotel Sheraton. Per me teper Presidenti i Republikes, Bamir Topi po kalon nje gjendje virale dhe nuk mundi te shkonte tek pritja ne hotel Sheraton".