E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premtimet boshe, sollën misrin bosh"

Pas skandalit me farën e misrit që ka dëmtuar shumë fermerë ka reaguar sot FRESSH.

Të rinjtë socialistë kanë dalë përpara Ministrisë së Bujqësisë, lidhur me skandalin e fundit të kallinjve të misrit.

“Ne solidarizohemi me fermerët e prekur nga ky skandal dhe i kërkojmë Qeverisë Berisha të reagojë dhe të mbajë përgjegjësinë lidhur me këtë fenomen, i cili dëmton një shtresë të gjerë të fermerëve shqiptarë”,- u shpreh Erind Bejko, aktivist i FRESSH.

“Strategjia e Berishës “Shqipëria po ndryshon” me sa duket ka funksionuar”, tha Erida, një tjetër aktiviste e FRESSH, “në fakt, edhe kalliri i misrit po ndryshon, tashmë del pa kokrra... Mbase dhe ai është në protestë kundra një Qeverie boshe e cila erdhi në pushtet me premtime boshe”.

Të rinjtë e FRESSH protestuan përballë Ministrisë së Bujqësisë duke i kërkuar asaj të marrë masa sa më të shpejta. Në formë simbolike, ata i dhuruan Ministrit Gjana një shportë me misrat pa kokrra të marra në fushat e Elbasanit, duke vendosur brenda saj shënimin : “Ministri Gjana, ja misri që prodhoi qeveria jote. Është koha për ndryshim, edhe për misrin”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›