E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillojnë punimet në muzeun e Gjirokastrës

Fillojnë punimet restauruese në pjesën muzeale të qytetit të Gjirokastrës me fondin 1.2 milionë dollarë të akorduar nga qeveria Shqiptare dhe të menaxhuar nga UNESCO. Punimet kanë nisur prej dy ditësh, fillimisht në katër objekte, në Godinën e Karagjozatëve, godinën e Kashahut, godinën e Ish komitetit dhe disa objekte në krahun e djathtë të Pazarit. Punimet janë kryesisht në çati dhe fasada të objekteve, ndërkohë që objektet e tjera të vendosura në listën e restaurimeve priten udhëzimet që do i vijnë kompanisë ndërtuese nga UNESCO. Kryerja e punimeve mbikëqyret nga specialistët e Monumentit të kulturës dhe Unescco.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›