Premtimet e Karzait

Institucionet afgane duhet të forcohen. Programet duhet të auditohen. Ndërsa, udhëheqësit në Afganistan duhet të jenë më të interesuar për qeverisje të mirë në çdo nivel të pushtetit
Editorial
i New Jork Times
Nuk iu desh shumë kohë presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai, që ti
harrojë premtimet e fundit të tij kundër korrupsionit. Në qershor, ai u zotua
se do të hiqen të gjitha pengesat për ti përndjekur shkelësit.
Pastaj, dy agjenci antikorrupsioni në Kabul, arrestuan dhjetëra të dyshuar,
përfshirë një bashkëpunëtor të ngushtë të Karzait. Tash, z. Karzai është bërë
një nga pengesat më të mëdha.
Muajin e kaluar, ai anuloi vendimet e agjencive, përfshirë atë të prokurorit të
përgjithshëm afgan dhe urdhëroi lirimin e bashkëpunëtorit të tij.
Të dielën, Karzai i akuzoi agjencitë se i kanë shkelur të drejtat e njeriut dhe
ligjet afgane dhe tha se ato kontrollohen nga të huajt. Zëdhënësi i tij njoftoi
se presidenti së shpejti do të përcaktojë rregulla të reja për ti kufizuar
kompetencat e agjencive.
Ky do të ishte kthim i madh prapa për kredibilitetin e brendshëm të Karzait,
edhe për strategjinë amerikane në Afganistan, e cila ka nevojë për një partner
me kredibilitet minimal.
Të enjten u raportua se bashkëpunëtori i Karzait, Mohamed Zia Salehi, është
agjent i paguar i CIA-s, gjë që flet për një situatë të ndërlikuar.
Nga fundi i korrikut, Salehi, këshilltari kryesor për siguri i Karzait, ishte
arrestuar pas ishte akuzuar se kishte dhënë ryshfet për të ndihmuar që të
bllokohen hetimet ndaj një kompanie financiare në Kabul, e cila dyshohet se ka
ndihmuar transferimin e miliarda dollarëve nga Afganistani.
Zëdhënësi i Karzait gjithashtu është përpjekur ti fajësojë amerikanët, duke
thënë se ndihmat e huaja kanë krijuar një mafia ekonomike në Afganistan.
Ka pak kontroll se ku përfundojnë të gjitha ato para që qarkullojnë rreth
Afganistanit, madje edhe për paratë amerikane. Por, veprimet e z. Karzai lënë
të kuptohet se ai nuk ka dëshirë për ti pastruar punët.
Procedurat kontraktuese të qeverive afgane dhe amerikane duhet të bëhen më
transparente.
Institucionet afgane duhet të forcohen. Programet duhet të auditohen. Ndërsa,
udhëheqësit në Afganistan duhet të jenë më të interesuar për qeverisje të mirë
në çdo nivel të pushtetit.
Për këtë do të duhet kohë. Kjo nuk mund të ndodhë nëse z. Karzai këmbëngul që
ti mohoj,ë apo ti mbulojë veprimet e disa aleatëve të tij më të ngushtë dhe
anëtarë të familjes së tij.
Presidenti afgan duhet të jetë i kujdesshëm. Amerikanët shumë shpejt e humbin
durimin, ndërsa Kongresi po kërcënohet ti ndalë ndihmat.
Çështë më e rëndësishmja, edhe vetë afganët e shohin qeverinë e tyre si të korruptuar,
tek e cila smund të mbështetesh. Nëse kjo nuk ndryshon, atëherë do të ketë
fare pak shpresë për ti zmbrapsur talibanët.