E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e sovranitetit i riprodhon koncesionet Nga Albin Kurti

Kreret partiake e institucionale te Kosoves vazhdimisht thone se Plani i Ahtisaarit eshte i paprekshem dhe i pandryshueshem. Dihet qe ky plan ndodhet brenda Kushtetutes se Kosoves dhe siper saj per shkak te nenit 143 te Kushtetutes. Mirepo, nuk eshte e vertete qe ky Plan perfillet a zbatohet me perpikeri. P.sh. neni 4.1 i Aneksit IX – Perfaqesuesi Civil Nderkombetar, te Plani i Ahtisaarit, thote qe “PCN-ja do te emerohet nga nje Grup Drejtues Nderkombetar pas konsultimeve me BE-ne. GDN-ja do ta kerkoje miratimin e Keshillit te Sigurimit te OKB-se per kete emerim. Ne GDN do te marrin pjese: Franca, Gjermania, Italia, Rusia, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Bashkimi Evropian, Komisioni Evropian dhe NATO-ja.” Dihet qe sot nuk eshte kjo perberje e GDN-se sepse shtetet qe nuk e pranuan pavaresine e Kosoves nuk jane me ne GDN. Po ashtu dihet qe nuk po themelohet dot komuna e veriut te Mitrovices meqe strukturat e Serbise atje nuk po e lejojne kete gje. Ka edhe shume shembuj te tjere te ngjashem te mosrespektimit te dispozitave te Planit te Ahtisaarit. Pra, ky Plan nuk eshte aspak i paprekshem dhe patjeter i zbatueshem. Nuk eshte ceshtja nese mund te ndryshohet dhe nese do te ndryshohet Plani i Ahtisaarit. Kjo tashme ka ngjare. Ceshtja eshte nese do te formalizohen ndryshimet dhe sidomos nese do te kete ndryshime per te mire apo per te keq.
Kjo eshte arsyeja pse kaq shume politikane te ndryshem te Kosoves kaq shpesh therrasin ne pacenueshmerine e Planit te Ahtisaarit. Per cdo dite ata na rrefejne se si nga Plani i Ahtisaarit nuk do te levizet asnje milimeter. Ne fakt, qe te gjitha keto jane deshmi pikerisht per te kunderten. Plani i Ahtisaarit gjithsesi do te ndryshoje dhe politikanet frikesohen se mos ai do te ndryshoje per te keq. Frika e tyre eshte e arsyeshme. Nese ne negociatat e Vjenes te vitit 2006 e 2007 qendrimi fillestar i Grupit Negociator te Kosoves ishte pavaresia e Kosoves dhe kompromisi ne fund ishte Plani i Ahtissarit, ne negociatat e reja te paralajmeruara qendrimi fillestar i Qeverise se Kosoves do te jete Plani i Ahtisaarit, ndersa kompromisi ne fund do te jete edhe me poshte se kaq. Me poshte se Plani i Ahtisaarit dhe jo me lart se ai per disa arsye. Se pari, keto negociata po i kerkon Serbia dhe jo Kosova. Se dyti, tema e negociatave eshte vete Kosova per te cilen dihet se cfare qendrimi mban Serbia. Se treti, dy vjet e gjysme pas shpalljes se pavaresise cerekun e territorit te Kosoves e kontrollojne strukturat e dirigjuara nga Serbia nderkohe qe Qeveria e Kosoves se pavarur ndodhet perfundi protektoratit nderkombetar i cili me shume ka instanca qe nuk ia njohin Kosoves pavaresine sesa qe ia njohin ate. Dhe, se katerti, kur varesise se pergjithshme te institucioneve te Kosoves i shtohen edhe varesite e vecanta te politikaneve te korruptuar e te shantazhuar, rezultati perfundimtar i negociatave me Serbine sigurisht qe s’ka se si te dale pozitiv. Me Planin e Ahtisaarit shteti i pavarur i Kosoves mbeti pa sovranitet. Pikerisht pse nuk kemi institucione sovrane, Plani i Ahtisaarit nuk mund te jete kompromisi i fundit. Kur leshohet pe ne ceshtjet themelore a thelbesore nuk mund te frenohen koncesionet. Nese pas shpalljes se pavaresise erdhi 6 pikeshi famekeq i Ban Ki-moon-it, tash pas GjND-se po vijne negociatat e reja per kompromise te reja.
Ashtu qysh dikur thoshin qe 6 Pikeshi i Ban Ki-moon-it nuk e prek Planin e Ahtisaarit, edhe tash qeveritaret po thone qe idete kreative per veriun nuk e prekin Planin e Ahtisaarit. Por, kete gje ne e kemi degjuar edhe para me shume se dy dekadave, perkatesisht ne vitet ’88 e ’89 kur thuhej se ndryshimet kushtetuese nuk e cenojne autonomine e Kosoves. Vecse kesaj radhe, ne fakt, po krijohet autonomia (per veriun) brenda Kosoves. Negociatat e reja do te behen per ta thelluar decentralizimin e Kosoves mbi baza etnike. Modelet e ndryshme qe propozohen per veriun e Kosoves, si p.sh. ai i Tirolit Jugor, jane parapergatitje psikike per koncesionin madhor te radhes.
Pse Kosova pafundesisht te zbatoje njeanshem kompromis pas kompromisi? Pse koncesionet qe ia ka bere Grupi Negociator Serbise, institucionet e Kosoves tash na u dashka t’i zbatojne njeanshem? Pse te zbatohet neni 143 i Kushtetutes kur nuk zbatohet ai 1.1 dhe para se te zbatohet ai? 11 vjet jane bere eksperimente me neve ne Kosove: spin off-i, spin off-i special, multietniciteti, diskriminimi pozitiv, standardet e llojllojshme, negociatat me Serbine, eksterritorialiteti fetar, decentralizimi etnik e perplot solucione tjera arbitrare e abnormale. Keto duhet te pushojne dhe Kosova duhet te behet nje shtet normal. Per kete ndryshim te karakterit te shtetit duhet nderruar pushtetin. Kosova duhet te zhvilloje programe qe jane ne sherbim te interesave, perspektives dhe mireqenies se qytetarit. Jo Kosova dhe populli i saj, por Plani i Ahtisaarit dhe koncesionet ndaj Serbise e meritojne etiketen abnormalizuese sui generis. Qasja ndaj Kosoves eshte sui generis dhe jo ajo vete. Kjo qasje tregon se cka mund te behemi e te na bejne dhe jo se cka jemi.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›