Premtimet e Wenger,"lumturohen" topçinjtë

Arsene Wenger u ka premtuar tifozëve të Arsenalit se në afatin e janarit do ti bëjë dy transferime të mëdha. Në një intervistë për "Al Jazeeran", trajneri francez tha se deri në fund të muajit do të sjell ndryshimet e para në skuadër.
"Paratë për stadiumin tonë janë paguar. Ne tani mendojmë të investojmë në blerjen e lojtarëve të ri. Mendoj se na duhen dy transfere të mëdha. E rëndësishme është që të mbajmë të gjithë lojtarët e skuadrës tonë, sidomos rinovimi i kontratës me Walcott. Unë nuk kam për të qenë pjesë e Arsenalit deri në 100 vjet, jam 63 vjeçar dhe do të respektoj kontratën time, brenda së cilës premtoj se do të risjell tituj me Arsenalin" deklaroi Wenger.
Flitet se dy transferet që Wenger do ti dëshiroj në Arsenal këtë muaj, janë sjellje e Yohan Gourcuff dhe Mohamed Diame./Indeksonline/