E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denzel Washington, prezanton vajzën

Nga ajo që shohim zakonisht, Holivudi identifikohet me afera dhe kriza morali, por kësaj rradhe, "Golden Globes" përquan tjetër ndjesi.
Më të mirët e industrisë televizive dhe filmit, në ceremoninë e  ndarjes së shpërblimeve, në mbrëmjen e së dielës, pikturuan një tablo të bashkimit familjar që ishte vështirë të mos admirohej.   Aktori Denzel Washington, arriti në ceremoni i shoqëruar nga vajza e tij, Olivia. Ai parakaloi në tepihun e kuq duke i mbajtur dorën vajzës së tij, e cila deri tani është parë shumë rrallë në publik, kështu që kjo ishte një ngjarje e madhe për 22 vjeçaren.  
Krahas tij, kishte edhe të famshëm të tjerë që kishin ardhur të shoqëruar me familjarët e tyre. Mes tyre, Sienna Miller dhe Jack Black, që  me krenari prezentuan para publikut nënat e tyre. /Indeksonline/        

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›