E Shtunë, 31 Tetor 2026

“ABBA (Waterloo)”, maratona e turneve ndalon në Tiranë

Autori i Lajmit: Redaksia
Nuk është vetëm një shans, pasi ata nuk do të performojnë përsëri së bashku, sipas tyre Waterloo është më afër ABBA se asnjëherë tjetër! Koncerti i ABBA do të sjellë një nga fenomenet më të madha të muzikës pop në histrorinë e muzikës. Waterloo grupi që është një pjesë e konceptit CONCERT ABBA i madh u krijua në vitin 1996 dhe shpejt u bë i njohur si ABBA fantastike, mahnitëse dhe jo vetëm me këngë, por edhe ne veshje. Kritiket, audienca dhe shtypi në botë menjëherë pas performacave të tyre, të gjithë ranë dakord - "ky grup është më afër ABBA”. Dhe Shqipëria këtë do ta vërtetojë shumë shpejt. Me rastin e Vitit të Ri, Living Room Show sjell për gjithë kryeqytetasit grupin “Abba The Concert” në Tiranë. Nesër në orën 20:00 në Pallatin e Kongreseve do të shfaqet show, që do të sjellë për të gjithë adhuruesit e muzikës frymën e grupit “ABBA”, tashmë nga këngëtarët e rinj, që vazhdojnë rrugën e grupit të famshëm ABBA. Ky grup si muzikantë ka të njëjtët që kanë pasur edhe grupi “ABBA”.
Nga e shkuara në të tashmen:
Grupi Waterloo është pjesë e konceptit ABBA THE CONCERT, i krijuar në vitin 1996 dhe shumë shpejt u bë i njohur për tingujt fantastikë si dhe për veshjet e tyre jo të zakonshme gjatë shfaqjeve. Publiku dhe shtypi i pranuan: ”Kjo ishte më afër ABBA-ve se kurrë ndonjëherë”. Gjatë viteve 1998 – 2001 banda Waterloo mbajti disa turne dhe koncerte në Skandinavi, Belgjikë dhe Asia. Në vitin 2001 Waterloo bashkëpunoi me kompaninë daneze të produksionit CSB Entertainment duke rilindur koncertet e ABBA. Treguan historinë e ABBA nga Waterloo dhe Orkestra Simfonike e Londrës në një premierë në Skien dhe Norvegji në 24 shtator 2001. kjo shfaqje u ndoq nga qindra shfaqje që u performuan në të gjithë botën, por vlen për vlejnë për tu përmendur vetëm disa prej tyre: 5 turne rresht në Amerikë nga viti 2002–2006, duke u bërë të famshëm në Hollywood Bowl në Los Angeles me 17 000 njerëz, në Highland Park në Chicago 20 000 njerëz si dhe Seaside Summer në Brooklyn me 11 000 njerëz si dhe shumë koncerte të tjera duke shitur një numër rekord biletash. 2 turne në Gjermani ku grupi performoi para 3000–10.000 njerëzve çdo mbrëmje. 3 turne në Spanjë. 5 turne në Skandinavi, turne në Japoni, Tailandë, Vietnam dhe Filipinë. Koncerti që shiti shumë bileta në The Royal Albert Hall në Londën me 26 shtator 2007. Të gjitha koncertet tregojnë se çfarë suksesi është arritur nën emrin Waterloo. Koncertet e ABBA-ve në total regjistrojnë performancën e tyre në 20 vende në të gjithë botën. Gjatë gjithë këtyre turneve, ata kanë pasur të ftuar gjithmonë nga 2 ose 3 artistë, ku njëri prej tyre ka qenë dikur anëtar i grupit ABBA. Gjatë këtyre viteve Waterloo kanë performuar krah saksofonistit Ulf Andersson, kitaristët Mats Ronander, Lasse Wellander dhe Janne Schaffer, bateri Ola Brunkert dhe Roger Palm, në bass Rutger Gunnarsson dhe Mike Watson. Për ta ka qenë një privilegj që kanë ndarë skenën me këta muzikantë fantazikë.
E tashmja dhe e ardhmja
Në vitin 2004 Waterloo nënshkroi një kontratë ekskluzive kompaninë suedeze të produksionit te menaxhimit FTS Showbusiness AB. Së bashku me FTS Waterloo gjithmonë planifikon sesi të zhvillojë koncerte sa më të mira. Vitet e fundit kanë qenë një sukes i jashtëzakonisht për Waterloo. Pjesë e turneut në të gjithë botën grupi ABBA SHOË ka planifikuar gjashtë shfaqje të ndryshme për Krishtlindje në Stokholm (2003), Gothenburg (2004), Ronneby (2005) dhe Västerås (2006), Ystad (2008) dhe Borås (2008) së bashku me disa nga yjet e muzikës pop në Suedi. Në tetor 2007 dhe prill 2008 Waterloo bëri dy turne të gjata të organizuara nga FTS Showbusiness AB, ndërsa turneu i fundit ishte në Finland duke luajtur në total 23 shfaqje në 26 ditë. Grupi Waterloo do të vazhdojë të qëndrojë në krye, duke luajtur muzikën e lavdishme të ABBA me njëjtin respekt si më parë. Waterloo do të vazhdojë të mbajë në treg cilësinë e muzikës, në kujtim të prodhimeve profesionale të ABBA në treg. Kjo nuk është një rastësi, prandaj faqja zyrtare të klubit të fansave të ABBA, e ka quajtur Waterloo “the best ABBA tribute band in the ëorld”. Zhvillimet e shfaqjeve tregojnë se ato do të vazhdojnë edhe gjatë vititi 2009 duke i ofruar publikut në të gjithë botën, atë që ata paguajnë për të shkuar në koncertet e tyre. Grupi Waterloo do të vijojë suskesin e tyre në botë, prandaj për të mësuar lajmet e tyre më të fundit dhe turnete klikoni në ëëë.ëaterlootheband.com. Waterloo kanë performuar gjatë këtij viti nën emrin ABBA – The Concert. Emër me të cilin do te prezantohen edhe në Pallatin e Kongreseve në Tiranë në date 29 Dhjetor falë kompanisë Living Room Show.

Ky lajm është publikuar: 28/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›