Sa rriten pagat në shëndetësi
Jemi zyrtarisht në muajin e rritjeve të pagave në shëndetësi. Vendimi i qeverisë për rritjen e pagesave të punonjësve të shëndetësisë nga 24 në 26 për qind sipas statusit, detyrës dhe vështirësisë në punë, ka hyrë në fuqi duke nisur nga dita e djeshme. Kategoritë, të cilat kanë më shumë vështirësi pune janë ato grupe më shumë të stimuluar financiarisht.
Menjëherë pas zbardhjes së vendimit të qeverisë për rritjen e pagave të personelit shëndetësor në spitale, Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka dërguar për zbatim vendimin në drejtoritë rajonale përkatëse.
Rritja, sikurse parashikohet në vendimin e qeverisë, fillon që nga data 1 maj 2009. Kjo do të thotë që vendimi ka hyrë në fuqi që një muaj më parë dhe efekti financiar do të merret duke nisur nga muaji i kaluar.
Konkretisht, pagat e mjekëve në të gjitha spitalet pësojnë një rritje nga 19% në 26%, ose në vlerë absolute nga 5000 lekë në 13000 lekë. Rritjen më të lartë e përfitojnë shefat e shërbimeve të reanimacionit, kirurgjisë, radiologjisë, neuropsikiatrisë, (24 %-26%) ose në vlerë absolute 12000-13000 lekë.
Ndërsa, për sa u përket mjekëve, rezulton se përfitojnë rritje 19%-22%, mjekët infeksionistë, të urgjencës, të laboratorit, onkologët, kirurgët, hematologët, obstetër-gjinekologët, që në vlerë absolute do të thotë se do të përfitojnë më shumë nga 6000 lekë në 9000 lekë në muaj. Në këtë mënyrë, duke filluar nga 1 maji i këtij viti, paga bruto e një mjeku me vjetërsi pune 25 vjet nuk do të jetë më vogël se 50000 lekë në muaj nga 41000 lekë në muaj, që ka qenë më parë. Rritjet janë bërë veçanërisht në pagën për pozicion të vendit të punës, të cilat nga 23800 lekë që kanë qenë janë bërë 31000 lekë në muaj ose 7200 lekë më shumë, pra me një rritje rreth 30%. Po kështu, një rritje prej 9% ka pësuar edhe paga e grupit, e cila tashmë është 12000 lekë në muaj nga 11000 lekë që ishte.
Për rrjedhojë, një rritje prej 9% ka pësuar edhe paga për vjetërsi për çdo vit pune. Nga kjo rritje kanë përfituar rreth 1800 mjekë, me një efekt financiar mujor rreth 15 milionë lekë ose deri në fund të vitit 2009 rreth 110 milionë lekë.
Pagat e personelit infermieristik pësojnë një rritje mesatarisht 10%. Pagat e infermierëve me arsim të lartë, me vjetërsi pune 25 vjet arrijnë në 37500 lekë në muaj, ndërsa të atyre me arsim të mesëm arrijnë në 34000 lekë në muaj bruto. Rritja në vlerë absolute shkon nga 2500 lekë - 3100 lekë në muaj. Ndërsa, pagat e kryeinfermierëve pësojnë një rritje 10%-12% në muaj, ose në vlerë absolute nga 3600 lekë - 4500 lekë.
Po kështu, pësojnë rritje deri në 10% pagat e personelit tjetër ndihmës dhe të administratës.
Nga këto rritje përfitojnë rreth 10000 punonjës (infermierë, administrata) me një efekt financiar mujor rreth 30 milionë lekë, deri në fund të vitit 2009, e llogaritur rreth 210 milionë lekë.
Në total, efektet financiare deri në fund të vitit 2009, nga zbatimi i vendimeve të mësipërme (paga+sigurime shoqërore e shëndetësore) arrin në rreth 385 milionë lekë, efekte të cilat do të përballohen nga buxheti i ISKSH-së i vitit 2009 i parashikuar për mbulimin e shërbimit të kujdesit spitalor.