Gjergj Kastrioti Skënderbeu kthehet në vendlindje
Heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, "rikthehet" në vendlindje, vendosur në një shtatore të punuar në bronx me një lartësi prej 3.3 metrash dhe bazament mermeri prej 1.5 metrash. Puna për realizimin e kësaj shtatoreje ka nisur rreth një vit më parë, prej skulptorit Sadik Spahia, e vlerësuar si unike në llojin e vet. Ajo është vendosur në qendër të bulevardit të qytetit të Peshkopisë. Vepra ka kushtuar 87 mijë euro. Banorë nga mbarë krahina e Dibrës në të dyja anët e kufirit, si dhe nga trevat shqiptare në Kosovë e Maqedoni janë mbledhur dje në këtë qytet. Ngjalli mjaft emocione tek të pranishmit këndimi i hymnit të djelmënisë dibrane, kënduar për herë të parë më 1923.
Me këtë rast u hap edhe një ekspozitë me libra të shkruara për Skënderbeun, mbledhur nga koleksionistja angleze, Patricia Nugee, e cila shoqërohej në këtë promovim nga gazetari i BBC, Ilir Kadia.
Me këtë rast u hap edhe një ekspozitë me libra të shkruara për Skënderbeun, mbledhur nga koleksionistja angleze, Patricia Nugee, e cila shoqërohej në këtë promovim nga gazetari i BBC, Ilir Kadia.