E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksistët në protestë: Të ndalet informaliteti

Pas disa protestash paqësore, taksistët e Tiranës përshkallëzojnë qendrimin. Për hërë të parë në serinë e protestave të nisura ditë më parë, taksistët e licensuar të Tiranës kanë bllokuar rrugët duke përdorur si "barikada" makinat me targa të verdha. Më shumë se 300 taksi janë vendosur në sheshin "Skënderbej" çka ka bllokuar edhe qarkullimin. Sipas taksistëve Ministria e Transporteve ka liberalizuar licensat. Ata kërkuan që kreu u Bashkisë së Tiranës të ndalojë dhënien e licensave . Taksistët ankohen se informaliteti në shërbimin taksi po i çon drejt falimentimit. Sipas tyre, protesta e radhës do të zhvillohet brenda 10 ditëve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›