E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana prcan Strasburgun

Përfundimisht ndasitë politike shqiptarë janë ulur këmbëkryq në mes të Parlamentit Europian me 736 eurodeputetë.

Vetëm një ditë më parë, të majtët europianë deklaruan se partitë e mazhorancës në Shqipëri nuk kanë dhënë një përgjigje të kënaqshme për kërkesat e opozitës për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, që do të zhvillojë një hetim të plotë duke përfshirë edhe hapjen e kutive. Një ditë më pas, mazhorancës i del në krah një aleat i djathtë: kryetari i grupit të partive popullore, pra të djathta, Zhozef Daul.

"Ne e konsiderojmë thelbësore funksionimin e ligjit, respektimin e vendimeve të gjykatave, transparencën dhe parimet e ndarjes së pushteteve. Partia Socialiste mund t'i bëjë apel gjykatës për gjitha pretendimet e saj. Bllokimi i punës, protestat dhe kërcënimet për rikthimin e bojkotit dëmtojnë procesin dhe imazhin e Shqipërisë", u shpreh Daul.

Kryetari i grupit të Partive Popullore e ka fjalën për procesin e liberalizimit të vizave, për të cilin nuk harron të përgëzojë qeverinë për përmbushjen e detyrimeve teknike. Deklaratat kontradiktore që vinë nga Parlamenti Europian, kanë megjithatë një emërues të përbashkët: nevojën për gjetjen e një zgjidhje të shpejtë të krizës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›