Premtimi i Rames per Xhamine reagon Olldashi Genjeu myslimanet ne vendin ku tha se do ndertohet Xhamia plani francez parashikon ngritjen e kullave shume kateshe

Ministri i Puneve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi ka akuzar kryebashkiakun Edi Rama se ka genjyer besimtaret myslimane per ngritjen e Xhamise per qellime elektorale. Duke ilustruar planin francez per qendren ministri Olldashi ka deklaruar se ne vendin ku eshte premtuar ngritja e Xhamise jane parashikuar kulla dhe nje qender tregtare. Prapa Pallatit te Kultures jane parashikuar 2 kulla nga 84 kate te cilat pavaresisht lartesise per cilindonjeri normal nuk ngjajne me minare. Ngjitur me keto kulla ka nje qender tregtare. Ky eshte nje premtim qe kryetari i Bashkise e ka bere dhe 4 vjet me pare ne vitin 2007 ekzaktesisht perpara fushates se zgjedhjeve vendore- u shpreh Olldashi. Ministri i Puneve Publike ka deklaruar gjithashtu se ngritja e nje Xhamie nuk eshte parashikuar as ne planin rregullues te Tiranes. Nderkohe gjate paradites Ministri i Transporteve Sokol Olldashi ka prezantuar prioritetet e qeverise per infrastrukturen rrugore ne takimin e dyte ministror te vendeve te rajonit. Ai ka theksuar se Korridori 8 mbetet nje projekt i rendesishem per qeverine shqiptare ashtu si dhe ndertimi i shume rrugeve te tjera ne dispozicion te te cilave do te vihet vitin e ardhshem nje shume prej 500 milione euro. Krahas infrastruktures rrugore qeveria do te investoje edhe ne infrastrukturen portuale.
...