Qendra Mediatike Kurajo denon thirrjet e opozites per dhune
Thirrjeve te diteve te fundit te opozites socialiste per pershkallezim te protestave ne te gjithe vendin dhe paralajmerimet per revolta popullore u ka ikur koha dhe se Shqiperia sheh drejt integrimity evropian. Keshtu shprehet permes nje deklarate per shtyp qendra Mediatike Kurajo duke denuar ashper prirjen per dhune dhe gjakderdhje te opozites se Edi Rames.
Opinioni shqiptar dhe ai nderkombetar degjuan pak dite me pare nga zeri i Opozites se Bashkuar thirrjet per dhune dhe destabilitet kombetar deri ne rrezimin e maxhorances. Por Duam te kujtojme opinionin mbare se vendi yne eshte anetar i NATO-s dhe se asnje in memorian kohe e dhunes dhe gjakderdhjes pa logjike nuk mund te behet me realitet- tha drejtuesi i kesaj qendre Hamza Hatika. Sipas tij opozita e ka marre qarte mesazhin e nderkombetareve te cilet jane shprehur se opozita mund te protestoje sipas parimeve demokratike dhe se sduhet te lejohet qofte edhe dhunimi i nje luleje ne bulevard. Gjate vizites se tij ne Tirane z.Rasmunsen u shpreh se as edhe nje lule ne bulevard mos te keputet nga protestat e opozites dhe kjo u riperserit nga z.Dokle nje dite me pas ne parlament se jemi aq te kulturuar sa edhe nje lule nuk do te kepusim gjate protestave. Shqiptaret kane detyra me te medha sesa rikthimi ne kohen e destabilizimit nen simbolin e tre gishtave apo edhe rikthimin ne pushtet me forcen e armeve- tha Hatika. Ne emer te Kurajo-s ai vuri ne dukje se koha qe jetojme eshte ajo e reforma intensive dhe dialog mes paleve per te shfrytezuar maksimalisht vlerat ne arkive te kombit me te denuar nga dhuna dhe lufta e ku varret pa emer dhe demshperblimet jane menu e padeshiruar por nje detyrim nga e kaluara qe mesa duket eshte akoma imazh dhe mirazh per pensionistet qe duan te thone qarte fjalen e fundit.