Premtimi për hapjen e 10 mijë vendeve të reja pune
13/04/2011 Kandidati i PD-së për Tiranën, Basha takon sipërmarrësit e industrisë fasone
Realizimi përmes uljes së taksave dhe stimulimit të biznesit vendas
Politikat fiskale në platformën afatshkurtër dhe afatmesme të kandidatit për kryetar Bashkie të Tiranës, Lulzim Basha, do të sjellin hapjen e 10 mijë vendeve të reja pune në kryeqytet. Ky ka qenë premtimi i kandidatit të koalicionit “Aleanca për qytetarin” gjatë takimit të zhvilluar me përfaqësuesit e industrisë së fasoneve në kryeqytet, ku është njohur edhe me shqetësimin e tyre kryesor, atë të taksave të larta. Sipërmarrësit thanë se paguajnë taksa dhe tarifa 8 herë më shumë se në komunën ngjitur të Kasharit, dhe një kosto shtesë prej 10 mijë eurosh në vit, si rezultat i mungesës së shërbimeve që duhet t’ua siguronte bashkia e kryeqytetit. Në takimin me sipërmarrës të kryeqytetit, Basha bëri të ditur se në platformën e tij parashikohet heqja e 60 nga 85 taksa dhe tarifa që aplikohen sot, si kundër do të ketë ulje të ndjeshme të atyre që mbeten. “Në platformën time të reduktimit të taksave, biznesi në Tiranë mund të gjenerojë 4 mijë vende të reja pune. Tarifa e pastrimit do të ulet nga 5 deri në 10 herë; do të shfuqizohet taksa e gjelbër, e tabelës dhe e hapësirave publike. Barra fiskale mbi bizneset llogaritet të ulet 400 deri në 600 mijë lekë në vit. Do të ngremë një fond special të garantimit të kredive për biznesin e vogël dhe të mesëm. Në fillim do të nisim me një paketë prej 2 milionë eurosh, e cila jep mundësi deri në 20 milionë euro kredi nga bankat e niveli të dytë dhe synojmë me këtë hapjen e 6 mijë vendeve të reja të punës”, deklaroi Basha. Në platformën e tij kandidati për Bashkinë e Tiranës parashikon pagesën online të taksave dhe tarifave, uljen me 3 deri në 5 herë të kohës që i duhet biznesit për t’u pajisur me leje apo licencë.
Basha në “Ali Dem”
Punësimi është prioriteti kryesor i kandidatit për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Kandidati i mazhorancës për kryeqytetin e rideklaroi këtë prioritet edhe gjatë prezantimit që i bëri kandidatit për kryetar të njësisë bashkiake 1, në zonën e “Ali Demit”, Agron Seserit. Basha rishprehu angazhimin e tij për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për mbrojtjen e konsumatorit nga çmimet abuzive.