Abuzimi me bukën në Vlorë, tri ditë afat për të ulur çmimin
13/04/2011 Çmimi 120 lekë. Lindita Milo: Nëse nuk reagojnë, gjobë 10 për qind të xhiros
Autoriteti i Konkurrencës u ka lënë tri ditë afat prodhuesve të bukës në qytetin e Vlorës, të cilët kanë marrë një vendim për të rritur menjëherë çmimin e bukës. Kryetarja e këtij institucioni, Lindita Milo, ka kërkuar stabilizim sa më parë të këtij çmimi, në të kundërt do të gjobiten. Ajo ka bërë publike rezultatet e hetimit që po kryen ky organ në treg, me qëllim ndalimin e shkeljeve të mundshme të ligjit 9121, “Për mbrojtjen e konkurrencës”. “U konstatua se rritja e çmimit të bukës në qytetin e Vlorës ka ardhur pas një takimi të 42 prodhuesve dhe tregtuesve të bukës në datë 21.3.2011. Në këtë takim është rënë dakord se që nga data 23.03.2011 çmimi i bukës 900 gr do të jetë 120 lekë dhe çmimi i bukës 450 gr. do të jetë 60 lekë”, tha Milo. Sipas saj, ky njoftim ishte afishuar në të gjitha njësitë tregtare dhe prodhuese të bukës. Çmimi i fiksuar rezulton se është zbatuar nga të gjithë pjesëmarrësit në mbledhjen e datës sipas procesverbalit të administruar. Milo theksoi se sjellja e ndërmarrjeve për fiksimin e çmimit të shitjes së bukës ka të ngjarë të jetë një shkelje e nenit 4, pika 1, germa a) të Ligjit Nr 9121, dt 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, e cila sjell një dëm të rëndë për konkurrencën në treg dhe për konsumatorët. “Pjesëmarrësit në marrëveshjen e ndaluar për rritjen dhe fiksimin e çmimit të bukës në qytetin e Vlorës duhet t’i japin fund menjëherë sjelljes së bashkërenduar për fiksimin e çmimit të bukës. Moszbatimi i vendimit për masa të përkohshme, ndëshkohet me gjobë deri në 10 % të xhiros vjetore për shkelje të rëndë të konkurrencës”, theksoi Milo. Madje, nëse masat e përkohshme nuk zbatohen brenda afateve, Komisioni i Konkurrencës mund të vendosë gjoba periodike deri në 5 % të xhiros mesatare ditore të vitin financiar paraardhës, e cila llogaritet nga data e marrjes se këtij vendimi. Veç bukës, Autoriteti i Konkurrencës po kryhen një hetim edhe për rritjen e çmimit të vajit, miellit, sheqerit.