E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premtimi për romët, një kazermë pa xhama

 Nga Kristi Pinderi

Fotot Franc Zhurda

Situata emergjente e krijuar me familjet e pastreharomeqë vazhdojnë të qëndrojnë akoma në ambientet e institucionit të Avokatit të Popullit ka vënë në siklet jo vetëm Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Punës, Cështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta, por së fundmi edhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Sipas një vendimi me proçedurë të përshpejtuar të Këshillit të Ministrave, plani emergjent për sistemimin e të paktën 8 familjeve rome, konsiston në akomodimin e tyre në një repart në periferi të Tiranës, të paktën 3 kilometra nga rruga kryesore në Kombinat.

Shekulli u ndodh dje pasdite në ambientet e këtij reparti dhe konstatoi, se kushtet e repartit ishin shumë larg të qënit normale për jetesën e njerëzve.

Mirëpo, përveç këtij fakti, duket se një problem i ri mund të dalë menjëherë në sipërfaqe e të komplikojë më shumë këtë situatë emergjente. Kjo ka të bëjë me interesat e tjera të të paktën 30 familjeve të cilët jetojnë në zonën përreth repartit ushtarak në fjalë, që ka shërbyer dikur si qendër për katjushat e famshme ruse. Përfaqësues të këtyre 30 familjeve që pretendojnë se janë autoktone nisën të organizoheshin dje në protestë për të kundërshtuar vendimin në pritje për të aklomoduar atje familjetrome. Ata pretendojnë se janë pronarë të tokës ku ndodhet ky repart, e se ishin në pritje që të fitonin tokën, e mundësisht të blinin kazermat në një ankand që e prisnin të paktën prej 6 muajsh.

Reparti në fjalë, i rrethuar nga disa kodra në një ambient rural dhe krejtësisht i izoluar nga qëndra më e afërt urbane atje që është Kinostudio, hë për hë nuk plotëson as kushtet minimale për jetesë. Nuk ka as edhe një xham që të izoloje dritaret, strukturat e të paktën 4 godinave njëkatëshe që përbëjnë repartin shfaqin probleme dhe mund të jenë të rrezikshme për jetët e njerëzve, muret dhe ambientet e brendshme kanë vite të tëra që janë lënë pas dore, mungojnë ambientet e higjenës, dhe në brendësi të repartit nuk ka as edhe një mobilje minimale që mund të përdoret për jetesë. E thënë ndryshe, reparti në fjalë nuk dukej më as edhe si një kazermë me kushtet minimale, e jo të shërbejë si shtëpi për të paktën 8 familje rome, nga të cilët plot 23 janë fëmijë nën moshën madhore.

Sapo grupi i Shekullit iu afrua atij reparti, të paktën 8 oficerë me uniformë u afruan gjithashtu dhe nuk na lejuan që të fotografonim ambientin e brendshëm. Mirëpo në hyrje të asaj zone ushtarake, u grumbulluan Brenda pak minutave mbi 40 familjarë, burra, gra e fëmijë që përfaqsojnë dy fiset Xhepa dhe Xhani që pretendojnë se janë pronarët e vërtetë të tokës mbi të cilën është ngritur reparti ushtarak. Ne kemi lindur këtu, jemi rritur nga gjyshërit tanë që kanë qenë pronarë të kësaj toke, e tani si papritur duan ta japin të gjithë këtë pronë për familjetrome. Këtë nuk do ta tolerojmë sat ë jemi gjallë, tha për Shekullin njëri prej kryefamiljarëve të cilët pretendojnë pronësinë atje. Në trazirat e vitit 1997 ata vetë mundën ta mbronin repartin nga shkatërrimi total por dhe nga rreziku i lëndëve plasëse që ndodheshin në të.

Ndërkohë, mësohet se vetë romët që ndodhen në institucionin e Avokatit të Popullit nuk pranojnë të strehohen në një ambient që është edhe më keq se çadrat që ata disponojnë. Nga ana tjetër, gjatë gjithë këtyre ditëve të fundit, Avokati i Popullit, z. Igli Totozani është shprehur se kërkon një zgjidhje përfundimtare dhe të qëndrueshme dhe jo një zgjidhje të përkohshme për familjet e romëve. Punonjës të tjerë pranë këtij institucioni sqaruan dje se përfaqësuesit e familjeveromendodhen më vullnetin e tyre të plotë pranë zyrave të AP dhe se zgjidhjen përfundimtare të problemit të tyre e kërkojnë më së pari ata vetë.

AP: Cështja e romëve, një nga 12 prioritetet për në BE

Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar dje duke shpjeguar se çështja rome, e përcaktuar si një nga 12 prioritetet e BE është një plagë shoqërore e cila këto 20 vjet nuk ka marrë asnjëherë zgjidhjen e duhur dhe ditët e sotme janë prova e madhe e seriozitetit të shoqërisë dhe institucioneve shqiptare për të ofruar realisht zgjidhje. Opinioni publik e konsideron këtë etapë si kthimin e një borxhi të madh që shoqëria jonë i ka komunitetitromenë përpjekje për të parandaluar që në vendin ku jetojmë të vdesin akoma fëmijë të varfër e të pafajshëm për shkak të mungesës së kushteve bazike të jetesës, tha dje Avokati i Popullit, z. Igli Totozani.

Reagon Amnesty International, akuzon Bashkinë e Tiranës, si të dështuar

I menjëhershëm ka qenë dje edhe reagimi i organizatës së njohur ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International. Në një deklaratë për shtypin, edhe atë shqiptar edhe atë ndërkombëtar AI shprehet se situata në fjalë është pasojë e dështimeve të njëpasnjëshme të institucioneve, përgjatë dekadave të tëra për të strehuar siç duhet familjetromenë Shqipëri, e kjo ka ndodhur pavarësisht detyrimeve ndërkombëtare që shteti shqiptar ka ndërmarrë për këtë komunitet. Më tej, në këtë komunikim, AI shprehet se zgjidhje të përkohshme, sa për të dalë nga situata emergjente, nuk mund të jenë zgjidhje për këtë komunitet.

Më tej, duket shumë e ashpër kjo organizatë kur kujton përmes një kronologjie të qartë ecurinë e kësaj fatkeqësie me familjetrome. Në datën 21 janar të vitit 2012, thuhet në deklaratën e Amnesty International, zyrtarë të Bashkisë së Tiranës vizituan vendin ku po qëndronin në çadra romët dhe u thanë atyre të largohen. Në përpjekje për të mbrojtur pasurinë e tyre nga buldozerët, familjetromeu larguan nga vendi ku qëndronin, në datën 24 janar. Në datën 27 janar, të paktën 16 familjeromeshkuan në zonën e liqenit artificial pasi ishin dëbuar nga vendi ku kishin qëndruar. Sipas Amnesty International, 16 familjetromekanë refuzuar të shkojnë në Babrru (siç u është ofruar nga Bashkia e siç në fakt kanë bërë 10 familje të tjera), dhe këtë refuzim e kanë bazuar në faktin se atje nuk kanë asnjë kusht dhe asnjë lehtësi sidomos për fëmijët e tyre. Nga ana tjetër, teksa përshkruan kronologjinë e veprimeve të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës, AI kritikon Bashkinë e Tiranës që asnjëherë nuk është konsultuar me familjetrome, qoftë edhe kur vendosi këto ditë që tu lirojë atyre një palestër shkolle. Ndryshe, në fakt, nga çfarë ka proçeduar Avokati i Popullit, i cili për çdo veprim është konsultuar me ta. AI citon në këtë deklaratë një aktiviste shqiptare për të drejtat e njeriut në Shqipëri, znj. Jezerca Tigani e cila akuzon autoritetet shqiptare se po shkelin të gjitha ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut duke dëbuar familjetromee dike mos gjetur për ta asnjë zgjidhje.

100 romë të Shkodrës të pastrehë, japin alarmin 

SHKODËR – Një grup personash që i përkasin komunitetit rom që jeton në Shkodër i janë drejtuar prefekturës së Shkodrës duke i kërkuar ndihmë pasi barakat e tyre janë dëmtuar nga dëbora e rënë.Paraditen e së premtes ato kanë hyrë në hyre në mjediset e prefekturës së Shkodrës dhe i kanë bërë thirrje institucioneve të qeverisjes vendore, të marrin masa për ti ndihmuar pasi barakat ku jetonin jane shembur nga dëbora e rënë gjate 48 oreve të fundit. Sipas tyre askush nuk u ka dhënë ndonjë përgjigje pozitive por i kanë drejtuar në të tjera institucione. Jemi rreth 100 banorë q

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›