E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Bumçi, mik te Presidenti për Shota Baraliun

Këngëtarja Shota Baraliu ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Dhe për një gjë të tillë ka futur mik ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi. Një gjë e tillë verifikohet në faqen e presidencës, në të cilën presidenti i vendit Bamir Topi ka dekretuar dhënien e nënshtetësisë shqiptare këngëtares së njohur me këngët flm për sms, polic apo me këngën pinky man.

Këngëtarja kosovare e ka fituar nënshtetësinë që më datën 26 janar. Në njoftimin zyrtar thuhet se në mbështetje të nenit 92, pika c dhe 93, të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7 dhe nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 Për shtetësinë shqiptare, të ndryshuar, bazuar në propozimin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, dekretoj: I jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tij personit të mëposhtëm: Shota Azem Baraliu. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›