Prençi-Veljoviç:Bashkëpunim mes dy policive në luftën kundër krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,Ahmet Prençi, në vizitën e tij në Malt të Zi zhvilloi një takim pune me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Malit të Zi, Veselin Veljoviç. Takimi u zhvillua në ambjentet e Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi dhe kishte si qëllim thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mjaft të sukseshëm policor ndërmjet dy vendeve. Në përfundim të takimit të zhvilluar Drejtuesit e lartë të Policive të të dy vendeve zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp. Gjatë kësaj konference duke marrë shkas nga operacioni i përbashkët i zhvilluar ndërmjet Policisë Shqiptare dhe asaj Malazeze Prençi dhe Veljoviç, konfrimuan edhe një herë bashkëpunimin e frytshëm midis dy policive në luftën kundër krimit dhe trafiqeve të paligjshme.