E Shtunë, 31 Tetor 2026

MB:PS-ja po deformon realitetin

Ministria e Brendshme ka hedhur poshtë sot deklaratat e Partisë Socialiste të cilat deformojnë realitetin e funksionimit të shtetin ligjor në Shqipëri. Sipas zëdhënësit të kësaj ministrie Fatmir Konja instrumentet e sigurisë publike dhe funksionimi i tyre në luftën kundër krimit përbëjnë arritjet më madhore të qeverisë. Gjithashtu Konja u shpreh se kërcënimet e vazhdueshme të PS-së ndaj strukturave të policisë tregojnë se nostalgjia e PS-SË për grupet kriminale mbetet e fortë. Ministria e Brendshma siguron të gjitha strukturat e policisë se vullneti politik i kësaj qeverie do të vazhdojë të jetë i pandryshueshëm theksoi Konja. Po ashtu Konja u shpreh se institucionet më prestigjoze ndërkombëtare e klasifikojnë sot shqipërinë si një vend të sigurtë dhe me rezultate të larta në luftën kundër krimit të organizuar u shpreh Konja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›