Oketa-Reith, mbështetje nga SHBA-ja

Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa ka zhvilluar një vizitë në SHBA i ftuar nga Komandanti i Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, Gjeneral Gleen Rieth. Komandanti i Nju Xhersit është shprehur se do të bashkëpunoje me shqiptarët deri deri sa të bëhen pjesë e NATO-s .Ministri i Mbrojtjes dhe delegacioni që e shoqëroi vizitoi Qëndrën e Stimulimit të Stërvitjes së Trupave në Nju Xhersi. Ata u njohën më mënyrat dhe detajet e stërvitjeve të trupave ushtarake dhe të ushtarëve profesionistë që janë të integruar në misionet paqeruajtëse në vendet e rrezikut.Ministri Oketa dhe delegacioni shqiptar që e shoqëronte atë , morën pjesë në festimin e përvjetorit të 15-të të bashkëpunimit të Shqipërisë me Gardën Kombëtare të Nju Xhersit. Oketa ka falenderuar gjeneralin Reith për kontributin që ka dhënë ai për forca e armatosura të Shqipërisë.